1 Tetor, 2023

Artan Hoxha: Prokuroria të marrë në pyetje Spartak Brahon për 21 janarin, Basha duhet të rrëfehet

 Artan Hoxha: Prokuroria të marrë në pyetje Spartak Brahon për 21 janarin, Basha duhet të rrëfehet

Vrasja e 4 protestuesve në protestën e 21 Janarit të 2011 tregon qartë se fajtori i vetëm është pushteti i asaj kohe.

Gazetari investigativ Artan hoxha i ftuar në studion e ABC Live ka theksuar se 4 protestuesit janë vrarë nga dy kënge kryesore ku nga një kënd ishte Agim Llupo dhe në këndin tjetër komandanti i përgjithshëm i Gardës, Ndrea Prendi.

“Më 21 janar Sali Berisha mori fund dhe faturën që ka bërë atëherë po e merr sot non grada e SHBA. Ai kërko prova nga amerikanët, çfarë provash do të tjera ku prova është e qartë ku katër persona të pafajshëm u vranë në mes të ditës në sy të të gjithëve.

Vrasja është kryer nga dy kënde ku në njërin ndodhej Agim Llupo dhe në këndin tjetër Ndrea Prendi Komandat i Gardës, që janë dhe njerëzit e fundit që duhet të përdornin armët. Zyber Veizi  dhe Hekuran Deda janë vrarë nga pozicioni i Agim Llupos Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Aleks Nika dhe Faik Myrtaj janë vrarë nga pistoleta e komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi”, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se vlen të theksohet se dhe pse kanë kaluar 11 vite nga ngjarja akoma dy nga vrasjet janë pa autor.

Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se Aleks Nikës i është gjetur një predhë në kokë, por që provat janë shkatërruar në laboratorin e kriminalistikës, dhe Hekuran Deda është vrarë nga një plumb tejshpues dhe nuk ka asnjë provë për këtë.

Sipas tij përsa kohë nuk ka autor për dy vrasjet që ndodhen në dhunën e 21 Janarit dosja nuk mund të mbyllet.

“Deri më tani është zbuluar vetëm vrasja e Veizit që është kapur nga kamerat e televizioneve por që u zhduken shpejt ku janë ato pamje. Berisha në deklaratën e tij tha se ishit aty si nuk i kapët pamjet, pse nuk dolën pamjet atë ditë nuk e di.

Pamjet nuk dolën atë ditë se ato kanë qenë, nuk dolën nga paaftësia apo nga lodhja nuk duhet që të kërkohet më llogari kameramanit. Pse unë këmbëngul se të vrarët vijnë nga këto dy pozicione. Zyber Veizi  nga automatiku dhe nga Ndrea Prendi, akoma nuk ka vendim gjykate se nga është vrarë Aleks Nika që i është gjetur predha në kokë që prova u dëmtua nga loboratori i kriminalistikës.

Plumbi që i mori jetën Hekuran Dedës ishte tejshpues dhe nuk u gjet kurrë fajtori. Për sa kohë nuk ka autor të verifikuar kjo dosje nuk mund të pushohet, kjo është një çështje pa autor”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha duhet të rrëfehet në lidhje me 21 janarin, ditën kur 11 vite më parë u vranë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit.

“Basha deklaroi se unë nuk bëra atë që bëri Berisha më 21 janar, ai sot mund të na tregojë se çfarë bëri. Këta përdorin budallëqe edhe më të pabesueshme çadra pistoletë, stirolapsa pistoletë…

Sot është një ditë që Basha duhet të rrëfehet për 21 janarin, unë s’po them në SPAK sepse mbase s’e ka kurajën të shkojë por mbase qytetarëve për të dëshmuar se ai nuk është si Berisha por një politikan me formim perëndimor. Ai t’u thotë dhe familjarëve të vrarë se çfarë di ai për 21 janarin.

Nëse do  të tregojë se nuk është si Berisha të distancohet duke treguar për 21 janarin. Të distancohet dhe nga trekëndëshi i Bermudës siç thotë ai. Nëse s’e bën këtë ai tregon se është bashkëpunëtor në ngjarjen e 21 janarit”, tha Hoxha.

Një thirrje për prokurorinë gazetari ka pasur edhe në lidhje me ish-deputetin Spartak Braho, i cili ka treguar një episod për 21 janarin:

“Spartak Braho tha një element interesant prokuroria ta hetojë. Ai ishte njeriu më i afërt i Ilir Metës atëherë. Për këtë gjë ai deklaroi se bashkë me Bashën kanë shkuar të dy në shtëpinë e të ndjerit Agron Bala, ish-gazetar dhe kanë parë filmimet se si është bërë vrasja. Braho tha unë e pashë dhe më thirrën si ekspert dhe u thashë mos u shkoni pas asaj gjëje”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *