9 Dhjetor, 2023

Artan Hoxha i nxjerr provat Berishës: Ja ku i ke kufomat e përgjakura, gjaku i tyre është makthi yt

 Artan Hoxha i nxjerr provat Berishës: Ja ku i ke kufomat e përgjakura, gjaku i tyre është makthi yt

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka publikuar në këtë 11 vjetor të 21 janarit, ditën kur katër protestues u vranë në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, një video me pamjet ku sipas tij “pasqyrohet vrasja e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes nga shefi i shtabit te batalionit special te Gardes, Agim Llupo”.

Gazetari Artan Hoxha në këtë rast përmend ish kryeministrin Sali Berisha dhe pozitat në të cilat ai ndodhet sot pas shpalljes “non grata”, nga SHBA.

“Marshall, kerkon nje prove si e ke “minuar demokracine” ne kete vend, si ke “fshehur krimet” dhe ke “penguar hetimet” pasi te shpallen “non grata”???!! Ja ku e ke.

Me figure dhe me krisma… Me kufoma te pergjakura mbi bulevard dhe me tru te derdhur mbi trotuar… Jo nje, por dy protestues krejtesisht paqesore, pa çadra pistolete dhe thika me helm ne duar, qe i masakrove, pa brerjen më të vogël të ndërgjegjes”, shkruan Artan Hoxha.

Ndërkohë Hoxha ka publikuar edhe konferencën e mbajtur nga Edi Rama në 2011, për këto pamje, kur ishte kreu i opozitës dhe i drejtohej Sali Berishës ndër të tjera me këto fjalë:

“Ku je Sali? Provat rrëqethëse të nxorën lakuriq. Nuk i reziston dot tundimit për të dhunuar këdo. Edhe ky ishte montazh? Edhe ky ishte komplot vizual i Ramës dhe opozitës bastarde për të mashtruar popullin që ti e do të mbërthyer në errësirën tënde dhe që ti e vret rrënqethshëm si treguan pamjet që sapo pamë?”

Postimi i Artan Hoxhës

21 janar 2011, asgje nuk harrohet…

Kur degjoj Ujkun, tu kërkojë “qofte dhe një provë të vetme” amerikanëve, ndërsa ka lënë njeëpirg me kufoma ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, më vjen te shkrihem gazi, se nuk kam fuqi të ulëras…

Marshall, kerkon nje prove si e ke “minuar demokracine” ne kete vend, si ke “fshehur krimet” dhe ke “penguar hetimet” pasi te shpallen “non grata”???!!

Ja ku e ke.

Me figure dhe me krisma…

Me kufoma te pergjakura mbi bulevard dhe me tru te derdhur mbi trotuar…

Jo nje, por dy protestues krejtesisht paqesore, pa çadra pistolete dhe thika me helm ne duar, qe i masakrove, pa brerjen më të vogël të ndërgjegjes.

Gjirokastriti Ziver Veizi dhe dibrani Hekuran Deda, fieraku Faik Myrtaj dhe lezhjani Aleks Nika…

Te vrare nga Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Dibra, duket sikur ke dashur me deshire te hysh ne hasem me gjithe Shqiperine.

Edhe me dore sikur t’i kishe zgjedhur, nuk do t’i kishe shperndare kaq mire gjeografikisht mbi harten e Shqiperise…

Gjaku i tyre i derdhur ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” nuk eshte thjeshte nje prove per ty, eshte makthi yt…

Nga ana tjeter, DREJTESIA E MUNGUAR per 11 vite me radhe, per 4 deshmoret e 21 janarit, eshte edhe nje akuze per kryeministrin e sotem Edi Rama, i cili premtoi NDESHKIM te urdheruesit te vrasjeve dhe ekzekutoreve te tij.…

E ka perballe Ujkun, por thote “se ku me kane humbur gjurmet”…

Te shohim çfare justifikimi do te kete sot, para femijeve jetime dhe familjareve zemerplasur, te Aleks Nikes, Faik Myrtos, Hekuran Dedes dhe Ziver Veizit…

Te pakten na e kurseni shfaqen tragji-komike, qe e realizoni ne menyre aq teatrale çdo 21 janar.

Ne mungese te drejtesise per deshmoret e 21 janarit, kjo ceremoni nuk eshte thjeshte nje mungese respekti per te vdekurit, por edhe nje tallje perbuzese per te gjallet…

U kerkoj ndjese familjeve te viktimave per ripublikimin e pamjeve makaber, por ky eshte ndeshkimi i vetem qe mund t’u japim vrasesve.

Ne mungese te ndeshkimit nga drejtesia, sepaku t’i damkosim publikisht per çfare i kane bere ketij populli…

Ne video: Pjese nga emisioni “Xhungel”, ku pasqyrohet vrasja e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes nga shefi i shtabit te batalionit special te Gardes, Agim Llupo.

Si dhe konferenca e shtypit ne mesnaten e 21 janarit 2011, e kryetarit te opozites Edi Rama, menjehere sapo ishin publikuar pamjet e vrasjeve nga Garda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *