Artan Hoxha: Grekët më kanë shpallur “non grata”, më ofruan pasaportë që të heshtja

Gazetari Artan Hoxha thotë se është shpallur person i padëshirueshëm “non grata” nga Greqia.
I ftuar në emisionin “Log”, ai është shprehur se rreth një vit më parë, autoritetet greke i kishin ofruar një pasaportë dhe heqjen e të gjitha penalizimeve, por nuk kishte pranuar. Sipas tij, e gjitha ishte kusht për heshtjen e tij.
“Më kanë ofruar në këmbim të heshtjesh. Më kanë shpallur “non grata”.
Në këmbim të heshtjes, më kërkuan të heshtja dhe më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke.
I respektoj se kam shumë miq. Se kam punuar atje. Por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time.
Sot nuk mund ti tolerojmë. Incidentet janë të pashmangshëm. Vijnë autobusë me nxënës grekë.
Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet, më janë ofruar dokumentet.
E kuptoni si është situate. Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë varreza memorialë.
Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit ku ka pretendime territoriale,” tha Artan Hoxha.