Arrestohet në Itali ish-gjenerali, mik i ngushtë i Engjëll Agaçit (krahut të djathtë të Ramës)

Ish-gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi është arrestuar në Itali ditën e sotme.
Ai akuzohet për korrupsion. Lisi është mik i ngushtë i sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi.
Lisi e Agaçi janë fqinj në Romë, ku i kanë apartamentet në të njëjtën godinë.
Atij i është ofruar masa ‘arrest në shtëpi’, që është firmosur nga gjyqtari.
Për momentin s’dihen shumë detaje, por Sali Berisha paralajmëronte disa ditë më parë se në Itali po kryhen hetime ndaj Agaçit dhe Arben Ahmetaj.