30 Nëntor, 2022

“Armand Dukën e kapën me kur*a në Bjellorusi”, Dritan Shakohoxha: Unë rrëzova Enver Hoxhën, jo më Dukën

 “Armand Dukën e kapën me kur*a në Bjellorusi”, Dritan Shakohoxha: Unë rrëzova Enver Hoxhën, jo më Dukën

Si mund të hiqet Armand Duka nga Federata Shqiptare e Futbollit? Kjo ishte pyetja që gazetarët i drejtuan Dritan Shakohoxhës, personi që do të kandidojë përballë Armand Dukës.

Sipas Fidel Yllit, Duka nuk mund të hiqet me zgjedhje në Federatë, sepse ato manipulohen dhe “fusha është e minuar”.

Ndërsa Sahkohoxha tha se kandidati më i mirë do të fitojë.

Ylli Rakipi: Kaq pak sa ke dalë ti, kam pyetur vetem, ore mos e ka vënë Duka këtë Shakon për të kandiduar?

Dritan Shakohoxha: E para po të ishte kjo që thua ti, do e merrja me qetësi. Por besoj e dallon?

Arjan Çani: A është Shako kali më i mirë i betejës, që ka vënë bast Veliaj?

Dritan Shakohoxha: Kam katër vjet që e kam filluar këtë projekt. Që në maj e kam bërë takimin e parë. Ju po e dëgjoni sot, sepse ka hyrë politika. Influenca politike ekziston. Edhe zoti Duka është në pushtet për meritë të zotit Nano, që e mbështeti në atë kohë. Ka pasur edhe mbështetjen e zotit Rama, të pakursyer.

Arjan Çani: O Shako, a mendon vëlla se je kandidati i duhur dhe i fortë, që ka vënë bast Veliaj?

Dritan Shakohoxha: E para bastin e kam vënë vetë unë. Nuk ke dëgjuar personazh politik të përmendë emrin tim.

Arjan Çani: Nuk e bëjnë lojën kaq hapur ata.

Ylli Rakipi: Shako, si do ta mundësh ti Dukën?

Dritan Shakohoxha: E njoh shumë mirë këtë ambient. Besoj që do të gjej përkrahjen e të gjithë njerëzve të sportit, që ta ndërtojmë futbollin bashkë me ta.

Ylli Rakipi: A ke biseduar me ata që votojnë. Sa optimist je ti?

Dritan Shakohoxha: I vetmi problem që kam patur është ky, që unë kam patur kontakt dhe raport personal me ata që punojnë në futboll. Ky është problemi më i madh. Po flasim për kandidim timin, shembulli konkret është Prodani, që konstatoi që kishte njerëz që nuk ekzistonin në botën e futbollit.

Fidel Ylli: Ky nuk hiqet, është i përjetshëm. A e kupton që je në tokë të minuar? Çështja e Dukës, nuk është pse do ikë. Por do ti hapen zullumet që ka bërë. Mbajeni mend fjalët e mia kur ti hapen petët lakrorit. Presidenti u kap në mes të lokalit, në mes të çingijeve me stemën Albania. Në Bjellorusi, që aty duhet të dorëhiqej.

Dritan Shakohoxha: Këtu është përmbysur diktatura, që ishte shumë më e egër. Unë besoj, që në fund fare jeta është si film, më i miri fiton. Me gjyqet dhe shërbimet nuk më intereson fare. Unë do të fitoj sepse ka ardhur koha për decentralizim, futbolli të hapë dyert. Unë rrëzova Enver Hoxhën, jo më Dukën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *