27 Janar, 2023

Argita Berisha me 2 “non grata” për korrupsion e pengim drejtësie, vazhdon profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë

 Argita Berisha me 2 “non grata” për korrupsion e pengim drejtësie, vazhdon profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë

Pas shpalljes “non grata” nga SHBA të Argita Berishës më 19 maj 2021, Dekanati i Fakultetit Juridik ku ajo është profesoreshë, duhej ta kishte larguar menjëherë, por nuk vepron, mbasi ka shumë presione nga klani mafioz “Berisha-Gjata-Balliu” që sundon këtë fakultet.

Vajza e Saliut, vazhdon të jetë jo vetëm e paprekshme, por bashkë me pedagogët e zgjedhur në strukturat e Foltores, bën propagandë anti-SHBA me studentët dhe i çon në takimet partiake të babait, ku po luftohet për të shpëtuar familjarisht nga vendimi “non grata”.

Vetëm në Shqipëri ndodh, që në fakultetin shtetëror ku përgatiten juristët dhe kandidatët për prokurorë e gjyqtarë, të japë leksione drejtësie një pedagoge e shpallur “non grata” nga SHBA e Britania, për korrupsion, pengim drejtësie dhe lidhje me grupet kriminale.

Madje vendimi familjar “non grata” që ka shpallur Britania e Madhe, përmend si provë lidhjet e Saliut, Argitës e burrit të saj Jamarbër Malltezi, me mafiozin serb Damir Fazlliç, në afera grabitje pronash publike, dhe aktivitete pastrimi parash me kompani offshore në Serbi, Mali i Zi e Qipro.

Besojmë, se Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Dekane Dorina Hoxha, e dinë që mbajtja në këtë qendër arsimore e një pedagogu  “non grata”, ndalohet nga ligji i dekriminalizimit, ligji i Arsimit të Lartë, nga Kodi Etik dhe Rregullorja e morali publik, i këtij institucioni që përgatit specialistët e drejtësisë së re.

Sepse Argita Berisha, nuk është akuzuar për stilim flokësh apo operacione plastike të fytyrës, por është damkosur personalisht e familjarisht nga SHBA dhe Britania e Madhe, për korrupsion të madh, lidhje me grupet kriminale e pengim të drejtësisë.

A mund të jetë pjesë e stafit akademik në Fakultetin Drejtësisë e të jap leksione drejtësie dhe anti- krimi, një pedagoge me veprimtari të tillë anti-drejtësi?

Fakt/ Në muajin maj 2022, në mbështetje të vendimit të DASH, një grup studentësh i bënë kërkesë- proteste Dekanatit, për të larguar Argita Berishën nga dhënia e leksioneve.

Por ndaj tyre, filloi sulmi i presioneve me notat e provimeve, nga pedagogët e klanit “Berisha-Gjata-Balliu-Kola”, që kanë uzurpuar Fakultetin e Drejtësisë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *