Arben Ristani tallet me Bashën: Kur ta vë Berisha, të ngelet. Demokratët e urrejnë në maksimum Lul Bravën

Arben Ristani teksa pranoi se PD po kalon një situatë të vështirë për të cilën i vjen keq, nga ana tjetër akuzon Bashën se në çdo fjalë e fjalim të tijin nxjerr në pah që është një figurë mashtruese.
“Vërtet PD po kalon një situatë të vështirë dhe për mua është fatkeqësi që ndodhemi në këtë situate.
Ajo që po del përditë në pah është një figurë mashtruese, i cili del në pah në çdo veprim apo fjalim që mban.
Lul Brava i thotë Berisha dhe kur ta vë ai epitetit të mbelet.
Pra Lul Brava kur nisët sinkronin, thotë partia ka një kryetar nga sot. Deri dje ka pasur dy.
Ky ka qenë aq mashtrues saqë na bëri të besojmë se nuk ishte ky kryetari, duke na bërë të besojmë se ishte ai kryetari, kur paskan qenë dy.
Dhe në vazhdim të kësaj ka ngritur një sërë njerëzish që mashtrojnë pa ju dridhur syri.
Kshu ka qenë dhe kuvendi i korrikut, ishin karriget një po një jo.
E gjitha është mashtrim, se ti thuash njerëzve në sallë ishin 2 mijë, por 3 mijë në corridor, kjo është, se di”, tha ai.
Teksa ka folur për Kuvendin e 11 dhjetorit, Ristani sqaroi se zgjodhën pikërisht stadiumin për të shmangur këto mosbesime dhe u siguruam që delegatët të kenë kartë identiteti dhe kanë votuar me votim të fshehtë dhe me regjistrat, emër, mbiemër, firmë në mënyrë që të garantohej që kush votonte të identifikohej.
“Ne prandaj kaluam në stadium se pritej kjo, por do shkonim në gjykatë për konfirmim prandaj u kujdesëm që delegatët të kenë kartë identiteti dhe kanë votuar me votim të fshehtë dhe me regjistrat, emri, mbiemër, firmë në mënyrë që të garantohej që kush votonte të identifikohej.
Shumë shpejt kaluam në referendum që të mos kishte diskutim në bazën e demokratëve. Vërtet e besoj se ata ndoshta nuk e duan aq shumë Berishën, por ata paskan urryer në maksimum Lul Bravën dhe ai vazhdon dhe gënjen pa ju dridhur qerpiku”, tha Ristani.