27 Janar, 2023

Arben Kraja mbron Metën nga akuzat për vrasje, i përgjigjet Artan Hoxha: Po nxora dëshminë e Dumanit, çfarë do thuash?!

 Arben Kraja mbron Metën nga akuzat për vrasje, i përgjigjet Artan Hoxha: Po nxora dëshminë e Dumanit, çfarë do thuash?!

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka reaguar pas deklaratave në media të gazetarit Artan Hoxha i cili tha se Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka përmendur dhe emrin e Ilir Metës, se ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

SPAK në reagimin e saj shprehet se Nuredin Dumani, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

“Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, thekson SPAK në reagim dhe kërkon nga mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje.

“Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit)”, thuhet në reagimin e SPAK.

Është interesant fakti se në media prej javësh po botohet dëshmia e Nuredin Dumanit, e dalë pikërisht nga SPAK, ku tregohen vrasje dhe porosi të shumta.

Por SPAK nuk reagoi në asnjë moment.

Ndërkohë, sapo u përmend emri i Ilir Metës, SPAK në mënyrë të habitshme ka reaguar direkt.

Arsyeja duket se lidhet me kreun e SPAK, Arben Kraja, i cili është përfolur se ka miqësi me Ilir Metën dhe u zgjodh aty, pikërisht prej Metës.

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ndërkohë, pasi Prokuroria e Posaçme hodhi poshtë deklarimet e tij një ditë më parë për dëshmitë e Nuredin Dumanit, që sipas tij ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS në vitin 2017 në Lezhë.

Hoxha tha SPAK duhet të kujdeset se nga i rrjedh informacioni. Gazetari sqaroi se Nuredin Dumani e ka thënë një gjë të tillë dhe deklarata e tij është e regjistruar.

Majde ai zbuloi se ka përmendur edhe emrat e 3-4 deputetëve të tjera. Hoxha tha se SPAK duhet t’i verifikojë mirë këto deklarime dhe të mos merren si të mirëqena.

“Edhe në rastin e parë kur u dha lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë SPAK ka thënë që nuk është e vërtetë. Në rastin konkret unë e kam thënë që Dumani dhe Hoxhaj dhe persona të tjerë kanë dhënë shumë deklarime.

Kanë dhënë deklarime të cilat janë në kuadër të procedimet, ku sigurisht janë bashkuar 18 hetime të mëparshne. Por ka thënë edhe të tjera që janë regjistrua dhe s’janë pjesë e këtij procedimi. Unë iu referova si shembull, sepse janë përmendur edhe 3-4 deputetë të tjerë. E kam dhënë atë shembull se pse deri tani ky hetim ka pasur probleme. Nuk duhet të kishte rrjedhur indo. Dhe është bërë qëllimisht.

Kur u bë operacioni nuk i arrestuam dot ata që duheshin. Ata kanë dhënë deklarata dhe duhet të bëhen hetime. Gjëja që kam thënë se se midis të tjerash ai ka folur edhe për persona politikë. Ka folur edhe Berisha. Unë dje shtova që ka folur për bandat e qeverive. Unë nuk e besoj këtë gjë por ai e ka thënë. Është e regjistruar. SPAK duhet ti verifikojë. Ai është i besueshëm për ngjarje që ka qenë vetë jo ato që i ka me të dëgjuar.

Dhe pse e thashë për ti tërhequr vëmendjen organit të hetimit që duhet ti verifikojë mirë këto dhe pastaj t’ja japë publikut. Nëse unë i nxjerr ato që ka thënë, cili nga ata do të mbajë përgjegjësi se nga ka rrjedhur.

Çdo deklarim nga ky grup personash, që kanë vrarë njerëz të pafajshëm duhet të verifikohen një nga një. Dhe nuk duhet të rrëmbehemi. Sot janë vënë në lëvizje, po të kisha nxjerrë edhe tre deputetë të tjerë. Po nxora dëshminë unë çfarë do thonë? Shiko si veprojnë kur përmendte një emër politikani por kur del një qytetar. S’mund të marrim të mirëqëne çdo gjë që ai e bën qëllimisht. Në rastin konkret unë mendoj se ai e bën edhe për të përfituar politikisht.

Problemi është se çfarë do bëjnë? Të kenë kujdes dhe të mos përdoret kjo për situatën politike në vend. kjo ngjarje është e pazbuluar. Reagohet vetëm për tu mbrojtur imazhi, por duhet ta mbrojnë me hetim”, u shpreh gazetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *