5 Dhjetor, 2022

Arben Duka shpërthen ndaj Taulant Ballës: Nga kush kini frikë, o kokrra legeni, ju kujtohet vallë, ju Avni Rustemi?!

 Arben Duka shpërthen ndaj Taulant Ballës: Nga kush kini frikë,  o kokrra legeni,  ju kujtohet vallë, ju Avni Rustemi?!

Nga Arben Duka

Qenka Taulanti,

shumë i shqetësuar,

fotua e Enverit,

e ka përvëluar!

 

Pse mor qerrata,

që dridhesh si ngjalë,

kur del Ahmet Zogu,

nuk thua një fjalë!

 

Dita që festoni,

shoku Taulant,

Enver Hoxhën vetë,

kishte Komandant!

 

E kjo ditë e madhe,

shoqe edhe shokë,

s’mund të jetë pa emër,

s’mund të jetë pa kokë!

 

Si nuk kini turp,

more socialistë,

ishin kreu i luftës,

shokët komunistë!

 

Nuk qe Lumo Skëndua,

as leshi as mbreti,

që në Epope,

i gdhëndi Shefqeti!

 

Këto gjëra janë,

ndarë si me thikë,

po ju-o legena,

nga kush kini frikë?!

 

Enveri larguar,

s’është nga ditët tona,

dhe gurët e rrugës,

e duan akoma!

 

Nga kush kini frikë,

o kokrra legeni,

ju kujtohet vallë,

ju Avni Rustemi?!

 

Këtë Hero Kombi,

bir të Vegjëlisë,

e vrau Ahmeti,

simbol i tradhëtisë!

 

Të pyes sërish,

o Taulant nuri,

se nga kush u vra,

hero Bajram Curri?!

 

Gjaku i heronjve,

të gjithë luftën skuqi,

nga kush u vra vallë,

Luigj Gurakuqi?!

 

Vrasësit po dihen,

janë në një listë,

ose janë zogistë,

ose janë ballistë!

 

Po ju o qyqarë,

bëni dhe shaka,

monumentin Zogu,

në qendër e ka!

 

Ndërsa Enver Hoxha,

more bukë shkalë,

ju tremb me një foto,

thjeshtë në celular!

 

Na thotë Taulantua,

do verifikohet,

pastaj Bujar Çela,

rëndë do dënohet?!

 

Në PD-ë flamurin,

mban Enkelejd ziu,

nipi më i denjë,

i kriminel Kadriut!

2 Comments

  • Bukur ua ke thene
    Po kujt ja ke thene ?!
    Zogun tradhetar,
    Rr. ” Deshmoret e Kombit ”
    Akoma e kan lene !!!

  • Mua me kujtohet Beqir Valteri o majmun i klonuar i tradhetarve te kuq ,o klysh ferrash

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *