27 Shtator, 2023

Apartamente, palestër, truall dhe makina, kush është “bosi” që ju sekuestruan miliona euro pasuri në Tiranë?

 Apartamente, palestër, truall dhe makina, kush është “bosi” që ju sekuestruan miliona euro pasuri në Tiranë?

Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar një numër të madh pasurish me vlerë miliona euro Dritan Betit dhe personave të lidhur me të.

Sekuestrimi është bërë pas hetimit të kryer nga ku është arritur të vërtetohet se Dritan Beti është dënuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali, nga Gjykata e Ankonës. Prokuroria thekson se ka arritur që të zbulojë dhe më pas të sekuestrojë pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, truall, apartamente, biznese, palestra, makina etj.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë deklaron se vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin por dhe për raste të tjera me qellim kryerjen e veprimeve të duhura në hetimin e veprave penale qe lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit Antimafia.

Pasuritë që i janë sekuestruar Dritan Betit:

Truall 83.78 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë

Apartament 66.60m2 në rrugën “Vëllezërit Huta” Tiranë

Apartament 125.67 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë

Apartament 93.70 mln në Tiranë

Palestër dhe dyqan në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë

Bar kafe në rrugën “Qemal Stafa” në Njësinë n.8 në Tiranë

Dritan Beti 50-vjeç u arrestua fiks një vit më parë në 11 nëntor 2020, me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin me 8 vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *