3 Shkurt, 2023

Anila Pollo, motra e Gencit, miliona euro në Qipro

 Anila Pollo, motra e Gencit, miliona euro në Qipro

Kuqalashi nuk është treguar aspak dinak me pasuritë. I ka fshehur në cektësi. Tek motra, gërmohen lehtë… Ja, fute “plugun” tek kompania kosovare “Tripoli General Construction” dhe mund të nxjerrësh 16 milion euro a më shumë, të tëra me kapital të dyshimtë nga Zona Offshore e Qipros.

Anila Pollo Priftanji, motra e Genc Pollos është njëra ndër femrat VIP të kupolës, e krimbur në pasuri përrallore. Genc Pollo, ose Kuqoja i PD-së njihet si një ndër “Peshqit” e mashtrimit përmes prokurimeve publike dhe pastrimit të parave.

Në kompaninë “Hazelnut Albania”, motra e ish ministrit dhe deputetit, është ortake me Kledia Xhanin. Por nuk është problemi as në ortakëri, as se të tëra femrat e kupolës apo edhe të dashurat e politikanëve e qeveritarëve janë milionere, por se paratë e tyre kanë origjinë të dyshimtë.

Prandaj pasuritë fshihen e investohen skutave, deri në Parajsa Fiskale. Shërbimet e huaja i kanë investiguar, prandaj SPAK-u, nga fundi i muajit prill do jetë i detyruar të bëjë gati prangat për politikanë e pushtetarë të rangut të lartë.

Regjimi i qasjes amerikane ndaj korrupsionit është i pamëshirshëm.

Genc Pollo, ish- deputet e ish- ministër, është hetuar dhe rezulton të ketë depozituar në bankën e Qipros greke disa milion euro më shumë se ish kryeministri Pandeli Majko.

Genc Pollo, Fatmir Mediu, Tritan Shehu, Flamur Noka e shumë milionerë të tjerë, kohët e fundit “mrizojnë” nën hijen e Sali Berishës, por edhe shullëhen në diell të ekraneve televizive, ku kthehen ‘herë në bark e herë në shpinë’, medemek të shqetësuar për drejtësinë e munguar dhe mos arrestimin e ‘Peshqve të Mëdhenj’.

Po ku fshehët sekreti i mashtrimit?

Deri sot, tjetërkush ka vjedhur e tjetërkush është arrestuar. Abuzimi me pasuritë i ka përngjarë një ngatërrese me kodet.

Sa herë e kemi ditur se kanë vjedhur pasuritë kombëtare, i kemi bërë presidentë, kryeministra, qeveritarë, politikanë, pushtetarë, gjykatës, prokurorë. Pra, jemi aty ku detyrimisht kemi mosbesimin në provë të besimit.

Domethënë, këta hajdutë, këta gjykatës e prokurorë, janë para provës së madhe e “gropës” së madhe sot. Do të jenë të detyruar të arrestojnë ata që kanë përfituar nga fondet publike.

Edhe ish- deputetët e ministrat Genc Pollo e Fatmir Mediu, të dy kanë bërë jetë luksi, madje kanë mbajtur në luks edhe dashnoret, dhe nuk e kanë bërë me rrogë, apo jo?!

Vendimi Ekzekutiv i Presidentit të SHBA Joe Biden, fillon zbatimin më 22 prill. Është program rajonal, me shtrirje ballkanike, ku do të arrestohen mijëra hajdutë shqiptarë, tashmë të hetuar deri në cent të abuzimit.

Kuqalashi që ende “mrizon” nën hije të Saliut e ka ‘ngulur pallën’ thellë në abuzime, por kurrsesi aq thellë sa Argita, Shkëlzeni apo Jamarbër Malltezi.

Kuqalashi nuk është treguar aspak dinak me pasuritë. I ka fshehur në cektësi. Tek motra, gërmohen lehtë… Ja, fute “plugun” tek kompania kosovare “Tripoli General Construction” dhe mund të nxjerrësh 16 milion euro a më shumë, të tëra me kapital të dyshimtë nga Zona Offshore e Qipros.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *