4 Dhjetor, 2022

ANALIZA e BBC: A do t’i aktivizojë Putin armët bërthamore?

 ANALIZA e BBC: A do t’i aktivizojë Putin armët bërthamore?

BBC

Shumica kanë menduar se Putin nuk do të pushtonte kurrë Ukrainën. Por ai e bëri. Disa të tjerë thanë se ai nuk do të aneksonte Krimenë, por e bëri. Madje që as do të fillonte një luftë në Donbas por ai i hodhi poshtë të gjitha parashikimet dhe e bëri.

Prandaj shprehja: “Nuk do ta bëja kurrë”, nuk vlen për Putin.

Dhe lind pyetja: A do të aktivizojë armët bërthamore, Putin?

Nuk është një pyetje teorike. Udhëheqësi rus sapo ka venë në gatishmëri forcat bërthamore të vendit të tij, për shkak të deklaratave të NATO-s në lidhje më Ukrainën. Të enjten e kaluar kur Putin njoftoi “operacionin e tij special ushtarak” (në realitet, një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës), ai dha një paralajmërim rrëqethës.

Ai paralajmëroi të gjitha shtetet se nëse do të ndërhynin do të përballeshin me pasojat të mëdha.

“Fjalët e Putinit tingëllojnë si një kërcënim i drejtpërdrejtë i një lufte bërthamore,” tha laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës Novaya Gazeta.

“Në atë fjalim televiziv, Putin nuk po sillej si udhëheqës i Kremlinit, por si udhëheqës i planetit.

Ai madje e ka shprehur disa herë, nëse nuk ka Rusi, pse na duhet planeti?

Askush nuk i kushtoi vëmendje. Por ky ishte një kërcënim që nëse Rusia nuk merr vendin që ai kërkon, atëherë gjithçka do të shkatërrohet.” Në një dokumentar të vitit 2018, Presidenti Putin tha se nëse dikush vendos të asgjësojë Rusinë, ne kemi të drejtën ligjore të përgjigjemi.

Po, do të jetë një katastrofë për njerëzimin dhe për botën.

Pse na duhet një botë pa Rusinë?

Putin ka nisur tashmë një luftë në shkallë të plotë kundër Ukrainës, por forcat e armatosura të Ukrainës po bëjnë rezistencë të ashpër. Vendet perëndimore për habinë e Kremlinit  janë bashkuar për të vendosur sanksione ekonomike dhe financiare kundër Moskës.

Vetë ekzistenca e sistemit të Putinit mund të jetë vënë në dyshim.

“Putin ndodhet në një pikë kritike,” tha një analist, Pavel Felgenhauer. “Atij nuk i kanë mbetur shumë opsione, sapo Perëndimi të ngrijë asetet e Bankës Qendrore Ruse dhe sistemi financiar i Rusisë të shembet.  Kjo do ta bëjë sistemin të pafuqishëm.

“Një opsion për të është të shkurtojë furnizimet me gaz në Europë, duke shpresuar se kjo do t’i bëjë europianët të  zbusin masat.

Një opsion tjetër është të shpërthejë një armë bërthamore diku mbi Detin e Veriut midis Britanisë dhe Danimarkës. Nëse Vladimir Putin do të zgjidhte opsionin për të shpëthyer një armë bërthamore, a do të përpiqej dikush në rrethin e tij të ngushtë ta ndalonte atë?

“Elitat politike të Rusisë nuk janë kurrë me njerëzit,” thotë laureati i Nobelit Dmitry Muratov. Ata gjithmonë zgjedhin anën e sundimtarit”. Dhe në Rusinë e Vladimir Putinit, sundimtari është i plotfuqishëm.

“Askush nuk është gati t’i rezistojë Putinit,” thotë Pavel Felgenhauer. “Ne jemi në një vend të rrezikshëm.”

Lufta në Ukrainë është lufta e Vladimir Putinit.

Nëse udhëheqësi i Kremlinit arrin qëllimet e tij ushtarake, e ardhmja e Ukrainës si një komb sovran do të vihet  në dyshim. Nëse Putin rrezikon të humbasë luftën dhe numri i viktimave është i lartë, kjo mund ta detyrojë atë të marrë masa të ashpra.

Dhe thënia “nuk do ta bëja kurrë” në raste të tilla nuk ka më vlerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *