28 Janar, 2023

Analisti i njohur serb: Richard Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar në interes të Serbisë

 Analisti i njohur serb: Richard Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar në interes të Serbisë

Analisti politik, Dusan Janjiç, ka deklaruar se Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish-të dërguarin special të ish-presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell.

Grenell ishte i dërguar special për dialogun në kohën kur shef i Shtëpisë së Bardhë ishte Donald Trump, megjithatë ai ka vijuar të lobojë për interesat e Serbisë edhe pas largimit të tij, shkruan portali i Malit të Zi, “Antena M”.

Analisti politik Janjiç ishte i ftuar në emisionin ‘Linjë e ndryshme e radios’ ku tha se nuk e di sa paguan presidenti serb Alkesandar Vuçiq, për lobim, por e di se paguan shumë.

“Ne madje i paguajmë edhe Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse kjo gjë kur shefi i tij nuk është në pushtet” – tha Janjiç.

Richard Grenell ka zhvilluar disa veprimtari me komunitetin serb në SHBA ndërsa në disa raste ka dalë krah Beogradit. Sipas Janjic, Serbia po lobon sipas mënyrës së vjetër po pa produktivitet.

“Lobimi është i organizuar shumë, çuditërisht dhe për fat të keq askush nuk ka ndryshuar asgjë. Nga Slobodan Milosheviçi e deri më sot, matricat dhe agjencitë janë të njëjta dhe shkojmë më shumë drejt politikave sesa drejt kompanive. Nuk kemi lobim serioz” – tha Janjiç, kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Por ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjic, se “Serbia e paguan me 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar.

Në një përgjigje për gazetën Express, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë të Janjic.

“Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, ka thënë Grenell.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *