24 Mars, 2023

Analisti i njohur: Kur të largohet Rama, PS-ja do shkërmoqet. Ata që ka më afër do ia fusin…

 Analisti i njohur: Kur të largohet Rama, PS-ja do shkërmoqet. Ata që ka më afër do ia fusin…

Analisti i njohur Shpëtim Nazarko deklaroi se kjo mënyrë drejtimi e Edi Ramës tregon se pas rënies së tij, nuk ka për të pasur PS, ashtu siç nuk ka sot Parti Demokratike. Më tej ai tha se PS-ja do të shkermoqet sapo të ikë Edi Rama.

“Çdo shoqëri dhe çdo parti, i ngjan atij vreshtit me rrush që po s’pati ata hunjtë që e mbajnë, mbaron. Jo vetëm që nuk krijon stafe të mëdha, por nuk ndërton strategji të mëdha.

Gjithë fondet për bujqësinë shkojnë për bujtina. Këtë e shkruan në statut, kur fiton kryetari i partisë, i zgjidh të gjitha punët, por kur fiton gjithnjë i zgjidh gjithnjë.

Nëse PS ikën nesër nga pushteti do bëhet një llogari e madhe që ndenjte 15 vite në pushtet dhe nuk ndërtove 1 kilometër hekurudhë”- theksoi ndër të tjera Nazarko.

Me sa duket edhe Edi Ramës do ti ndodhë pas ikjes nga kryetar në PS, sikurse i ndodhi Berishës, ku djali i përkedhur dhe i vendosur nga Saliu, Lulzim Basha, ia futi më keq dhe me pabesi se sa kurkush.

Historia përsëritet, por në distanca kohe!

Kujtojmë që në media flitet se i projektuari si zëvendësues i Ramës në krye të PS, është Erion Veliaj.

Dhe lali Erin e njohin të gjithë, si një njeri që për pushtet “shet edhe të atin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *