30 Nëntor, 2022

Ana e errët e Arbër Hajdarit, mori 50 milionë lekë para publike, më pas shiti delet dhe dhitë

 Ana e errët e Arbër Hajdarit, mori 50 milionë lekë para publike, më pas shiti delet dhe dhitë

‘Prapaskena’ publikon sot për herë të parë disa të dhëna, bazuar në dokumente zyrtare, të cilat hedhin dyshime të forta mbi aktivitetin e Arbër Hajdarit, djali i Shkëlqim Hajdarit, ish prokurori që jep mend rreth Reformës në Drejtësi.

Në vitin 2012, kur ishte vetëm 18 vjeç, Arbër Hajdari krijon një fermë më dele dhe dhi, në Tujan të Tiranës, me një investim rreth 16 milonë lekë (të vjetra).

Këtu nis edhe pikëpyetja e madhe? Ku i mori gjimnazisti vizionar 16 milionë lekë për të ngritur fermën?

Dhe çudia nuk mbaron këto. Vitin që ngriti fermën me bagëti të imta, Arbër Hajdari fiton rreth 9 milionë lekë të vjetra, një vlerë tejet e dyshimtë për një djalosh që nuk merr vesh nga blegtoria.

Një vit më pas, në 2013, kur ishte 19 vjeç, Arbër Hajdari merr një grand me vlerë 50 milionë lekë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, një nga drejtoritë më të korruptuara në Shqipëri. Një çunak 19-vjeç merr rreth 50 mijë USD para publike për të investuar në fermën e tij, të hapur një vit më parë, në kushte kur delet dhe dhitë i ka parë vetëm në televizor.

Duket e vështirë për t’u besuar se një 19-vjeçar, megjithëse i regjistruar si biznesmen i madh, të ketë pasur njohuritë e nevojshme për të përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë.

Një 19-vjeçar nuk bën dot as letrat formale për të aplikuat.

Dyshimet janë që babai i tij, Shkëlqim Hajdari, të ketë ketë kopsitur procedurat administrative e ligjore, aq më tepër që posti i tij si drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës i krijonte shumë aksese në veprimtarinë e institucioneve të tjera.

Hajdari i madh i duket se i ka bërë jo vetëm letrat, por edhe ka lëvizur fijet duke garantuar shumën, ndoshta në këmbim të mbylljes së ndonjë dosje.

Ndërsa shokët e tij kalonin kohën me lojëra komjuterike, Arbër Hajdari pretendon se ka ka hedhur edhe 50 milionë lekë të tjera, duke investuar 100 milionë lekë në fermën e tij.

Po nga i gjeti 50 milionë lekë pa punuar asnjë ditë?! Vetëm të mos thotë se ka punuar si çoban, si kamarier ose se ka shitur fiq në plazh!

Edhe këto para duket se kanë dalë nga xhepat e gjerë të Hajdarit të madh.

Çudia vazhdon. Po atë vit, Arbër Hajdari, ndërton një shtëpi në Tujan të Tiranës me vlerë 90 mijë euro.

Si burim deklaron një kredi. Një 19-vjeçari, banka nuk i hap as derën, jo më t’i japë 90 mijë euro kredi.

Befasitë nuk kanë të sosur. Në vitin 2014, Arbër Hajdari (Hajdari i vogël) thotë se ka fituar 17 milionë lekë nga ferma e bagëtive.

Dy vjet pasi mori 50 milionë lekë nga paratë publike, Arbër Hajdari i fut një të shitur deleve dhe dhive, me vlerë 14 milionë lekë, dhe mbyll fermën.

Femra e tij zgjati tre vite, duke përfituar 50 milionë lekë nga paratë publike dhe duke qarkulluar dhjetëra mijëra euro para të dyshimta.

Në vitin 2016, Hajdari i vogël, pasi hoqi dorë nga bagëtitë në Tiranë, bleu një pemëtore me sipërfaqe 2 300 m2 në Borsh, me vlerë 15 mijë euro, si dhe 3 makina Smart. Më pas do të kalojë nga pemtaria tek bamirësia dhe media, aktivitete për të cilat do të flasim në vijim.

Të dhënat si dhe lëvizjet nga blegtoria, pemtaria, media dhe bamirësia, ngrenë dyshime të forta për një aktivitet fiktiv të Arbër Hajdarit, për qarkullimin e parave të dyshimta të babait të tij, Shkëlqim Hajdari si prokuror. Në vijim të dhëna të tjera befasuese mbi aktivitetin e dyshimtë të Arbër Hajdarit dhe pasurinë e ‘çmendur’ të Shkëlqim Hajdarit, me burim misterioz.

Kujtojmë që Hajdari i madh është emëruar Kryeinspektor i të gjithë inspektorateve qeveritare në qershor 2016, sapo dha dorëheqjen nga pozicioni i prokurorit, vetëm pak para se të niste procesi i Vetingut. Ai sot jep leksione për reformën në drejtësi, në një kohë kur fakti që vijon të gëzojë pasuritë e dyshimta pa i hyrë gjemb në këmbë, është provë e mungesës së drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *