31 Janar, 2023

Amerikani i Ukrainës, një yll i mediave sociale: Pse rusët janë llum…

 Amerikani i Ukrainës, një yll i mediave sociale: Pse rusët janë llum…

Një veteran ushtarak nga Konektikati, i cili iu bashkua ushtrisë ukrainase për të luftuar rusët, ndan rregullisht foto dhe pamje nga fusha e betejës në rrjetet sociale, si dhe lajme nga mediat në të cilat ai shpallet i vdekur.

Kështu, së fundi ka postuar në Twitter-in e tij një artikull nga një portal ku thuhej se kishte vdekur dhe komentoi me sarkazëm: “Më vranë përsëri!”

Historia e James Vasquez, 47 vjeç, është publikuar edhe nga New York Post. Menjëherë në ditën e parë të pushtimit, më 24 shkurt, Vasquez njoftoi se po linte biznesin e tij familjar dhe se po shpërngulej në Ukrainë.

“Është në gjakun e tij – kjo është ajo që ai pëlqen të bëjë,” tha gruaja Tina për heroizmin e burrit të saj.

Ish-rreshteri i ushtrisë amerikane më në fund mbërriti në Ukrainë më 15 mars dhe që atëherë ka raportuar në llogarinë e tij në Twitter dhe ka përshkruar se si ndihmoi në shkatërrimin e shumë tankeve ruse dhe kapjen e shumë ushtarëve rusë.

“Mirë se erdhe në Amerikë”, dëgjohet dikush duke bërtitur në një video që tregon një tank rus të shkatërruar që i del tymi, i cili është parë i milionë herë ndërkohë.

“Nuk e di nëse e dini se çfarë është kjo pas meje,” thotë Vasquez ndërsa pozon me një nga “vëllezërit e tij në krahë” ukrainas.

“Ky është një tank rus. Tanku i parë që shkatërruam. Ndërkohë, neutralizuam shtatë të tjerë pas një beteje të gjatë dhe morëm kontrollin e zonës,” tha ai në një deklaratë të premten.

“Tani do të hedhim një vështrim përreth dhe do të shohim se çfarë ka mbetur. Nëse gjejmë ndonjë ushtarë të mbetur, do t’i rrëzojmë dhe kaq,” tha ish-ushtari amerikan që luftoi në Irak.

Në videon e dytë, Vasquez i ngazëllyer numëron katër automjete të blinduara që digjen dhe thërret: “Po, zemër! Unë e quaj këtë një ditë të mirë!”

Në një postim tjetër, ai shkroi: “Rusët nuk i marrin të vdekurit e tyre. Luftëtarët e tyre të rënë u lanë për t’u ngrënë nga qentë endacakë”, duke shtuar se kjo ishte provë se pushtuesit ishin “llum të vërtetë”.

“Amerikanët nuk do të linin kurrë një njeri apo një kufomë pas”, shtoi ai.

Në postimet e mediave sociale, Vasquez gjithashtu krenohet me një arsenal armësh dhe tregon granata dhe pushkë automatike.

“Kam marrë një armë goxha të keqe, ndaj vendosa t’ua marr këtë ‘djalë të rrezikshëm’ rusëve”, thotë ai.

Ai raporton edhe për humbje në radhët e veta dhe thotë se një pjesëtar i ekipit të tij është vrarë të enjten, ndërsa dy janë lënduar në gjashtë orë luftime të pandërprera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *