28 Janar, 2023

Alfred Moisiu: Si më bëri presion Berisha, nëpërmjet Gazmend Dibrës

 Alfred Moisiu: Si më bëri presion Berisha, nëpërmjet Gazmend Dibrës

Për ish-presidentin Alfred Moisiun, akuzat e DASH ndaj ish-kryeministrit Berisha nuk janë të reja.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Moisiu ndau dhe një situatë nga e shkuara kur ai ishte kryetar shteti, me të cilën tregoi se si Berisha i bëri presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit.

“Ndodhi që, shkon drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore ‘thoni dajës të firmosë shkarkimin e prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’

Ky ishte një lloj takimi i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim presidentit, kryetarit të shtetit. Këto gjëra, unë i kam goditur shumë. Çfarë janë këto?

Këto janë minimi i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjuar”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *