5 Dhjetor, 2022

Alfred Lela: Të mblidhen bashkë gjithë “qelbësirat” kundër Ramës e Bashës

 Alfred Lela: Të mblidhen bashkë gjithë “qelbësirat” kundër Ramës e Bashës

Alfred Lela ka komentuar zhvillimin e zgjedhjeve të 6 marsit.

Lela theksoi se tashmë kemi front të fuqishëm opozitar, duke shtuar se demokratët e Shkodrës nuk i besojnë më Lulzim Bashës.

“Opozita e Bashës u shpërbë, tashmë kemi front të qenësishëm opozitar. Ka luhatje tek aleatët e tjerë si Duka, Mediu, Idrizi etj.

Ky front ka garë të dyfishtë, një pjesë të shtëpisë së dikurshme dhe përballë ka Ramën.

Primaret janë shumë të mira, por ndër të tjera u realizua edhe një premtim që ishte dhënë në Foltore nga Sali Berisha. 6 marsi është test shumë i mirë politik për politikanët.

Basha është në kaos dhe këtë e tregon edhe delegimi që i ka bërë Alibeajt nga Fieri në Vlorë.

Demokratët e dinë shumë mirë se bashkëpunimi me LSI nuk do të thotë asgjë, derisa rreziku i madh është Edi Rama, duhen bërë të gjithë “qelbësirat” bashkë kundër keqqeverisjes, siç thoshte dikur Muç Nano, pavarësisht siglave të partive.

Demokratët e Shkodrës s’i besojnë më Bashës.

Meta është i vetmi person në politikë që po frenon revanshin e paprecedent të kësaj qeverie”, deklaroi Lela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *