9 Dhjetor, 2023

Albin Kurti, turpi i kombit shqiptar: Si po përçan shqiptarët dhe mbyll kufijtë

 Albin Kurti, turpi i kombit shqiptar: Si po përçan shqiptarët dhe mbyll kufijtë

Albin Kurti hyri në politikë, si njeriu që do të bashkonte shqiptarët në një shtet më vete.

Ai nuk e njihte shtetin e Kosovës, por atë të Shqipërisë.

Por ndër vite kanë rrjedhur shumë ujëra dhe nga ideolog i bashkimit kombëtar, Albin Kurti tani është kthyer në njeriun që në fakt ka përçarë shqiptarët.

Jo vetëm duke futur urra zjarri në Shqipëri, por së fundmi edhe duke mbyllur kufijtë për shqiptarët e Shqipërisë.

Me një vendim absurd, ai nuk lejon asnjë shqiptar në Kosovë, nëse nuk kanë bërë vaksinën, ndryshe nga Shqipëria, që lejon çdo shtetas të Kosovës, i vaksinuar apo jo.

Kurti mund të justifikohet për këtë vendim me situatën e koronavirusit, por këtë as serbi nuk e ka bërë, që të mos lejojë shqiptarët të hyjnë në Kosovë.

Se të gjitha vendet e botës kanë marrë masa kundër Covid, por asnjeri nuk ka marrë vendim që të mos lejojë hyrjen në vend, të atyre që nuk janë vaksinuar.

Me përjashtim të Albin Kurtit, që u nis si njeriu që do bashkonte kombin dhe në fakt, që kur u bë kryeministër, thjesht ka futur përçarjen herë me rivalitetin e pakuptimtë me Edi Ramën e herë me vendime të pakuptimta si këto të fundit, pasi kujtojmë që vjet nuk i lejonte shqiptarët pa test, ndërsa tani ka marrë një vendim edhe më ekstrem, duke u shfaqur si kryetar i OBSH, jo si si kryeministër i Kosovës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *