Aktorja që u martua me kushëririn e parë: Njerëzit nuk e kuptojnë, mos dëgjoni gojëdhëna

Natasha Klauss është një aktore e njohur e telenovelave.
Ajo u bë edhe më e njohur, pasi vendosi të martohet me kushëririn e parë.
Së fundmi, ajo ka folur për këtë çështje.
“Ne jemi kushërinj të parë, normalisht ka shumë persona që nuk e kuptojnë. Nuk jam rritur me të, sepse ai jetonte në Uruguay dhe unë në Kolumbi e nuk e shihja si kushëri, nuk kishte konotacionin e kushëririt.
Në atë kohë nuk mund të martoheshe me kushëririn e parë në kishën katolike dhe u martuam në rrugë civile. Ai e ka adoptuar Izabelën (vajzën nga martesa e parë), sepse erdhi në jetën time kur ajo ishte 9 muajshe dhe aty filloi historia jonë.
Kur vendosëm të kishim fëmijë biologjik, gjinekologu tha se nuk ka asnjë problem, por unë kisha dyshime, sepse kështu është përfolur gjithmonë nga gojëdhënat.
Shkuam te një profesionist i gjenetikës dhe aty kuptuam se shumë gjëra i dimë gabim sipas gojëdhënave”, tregoi ajo.