10 Qershor, 2023

Aktivistja: Në kompleksin e Samir Manes u ndërtua një komisariat policie dhe pistë helikopteri me lekët tona

 Aktivistja: Në kompleksin e Samir Manes u ndërtua një komisariat policie dhe pistë helikopteri me lekët tona

E ftuar në emisionin e sotëm “Zona Zero”, ishte aktivistja Rezarta Çaushaj. Pak ditë më parë, teksa protestonte për rritjen e çmimeve përpara godinës së kryeministrisë, ajo tërhoqi vëmendjen për akuzat e bëra ndaj kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulaj.

Ajo u shpreh se për një rrugë 20 km nga Thumana në Kashar, është rënë dakord me qeverinë për 3-fishin e çmimit real sa kushton autostrada.

Ndërkohë Çaushaj plasi bombën edhe ndaj biznesmenit të njohur Samir Mane.

“Unë kam një propozim, unë provozoj Rama të marrë ekspertin e ekonomisë që te kompleksi i Samir Manes të ndërtonte edhe një pistë helikopterësh me lekët tona, dhe mos i merrte asnjë taksë për minierat,” tha ajo me ironi disa ditë më parë në protestë.

Ndërsa sot u shpreh se: “Ka një hetim nga ana e gazetarëve, që është ndërtuar një pistë helikopterësh dhe një komisariat policie për interesa të tij në kompleksin e Samir Mane”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *