2 Shkurt, 2023

Aida Shtino revoltohet me moderatoren e Top Channel, që shpenzon 2 mijë euro në muaj për kremra

 Aida Shtino revoltohet me moderatoren e Top Channel, që shpenzon 2 mijë euro në muaj për kremra

Gazetarja Aida Shtino ka reaguar lidhur me deklaratën e moderatores në Top Channel, Erjola Doçi e cila tha se i duhen 2000 € në muaj vetëm për kremra.

Përmes një postimi në “Facebook” Shtino shkruan se me 2000 euro në muaj mund të jetojnë 4 familje në muaj dhe nëse do të ishte në studio do ta pyeste Doçin se “çfarë pune bën për të jetuar?”

Postimi i Aida Shtinos:

Epo 2000 € ne muaj per kremera…

Po te isha aty ne studio do ta kisha pyetur kete vajzen: “Cfare pune beni per te jetuar?”

2000 € vetem per kremera nderkohe qe me ato leke mundet te jetojne 4 familje ne muaj….

Platoni thoshte, se nje njeri duhet te mari te ardhura aq sa i duhet per te jetuar, tepricat duhet ti dhuroje, perndryshe demtohet menderisht dhe shpirterisht dhe bie pre e kotesise dhe vesit, si dhe e botes materiale dhe haron shpirteroren.

Prandaj miq tere ata e ato qe dalin neper media e neper rrjete sociale, fb, insta e Tik Tok dhe reklamojne canta, bluza, jete lluksi mos i kini zili, sepse jane shpirterisht me te varfer, se ata qe jane te varfer materialisht.

Kur shpirti eshte mbosh “ato/ata” te shkrete mendojne se do ta mbushin me gjera materiale….harrojeni, nuk mbushet kurre shpirti me materie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *