28 Janar, 2023

“Ai drejtor qelbësirë ma la pa punë tre vjet”, Hervin Çuli i përgjigjet Bujar Asqeriut: Mos vill vrer kot duke folur budallëqe

 “Ai drejtor qelbësirë ma la pa punë tre vjet”, Hervin Çuli i përgjigjet Bujar Asqeriut: Mos vill vrer kot duke folur budallëqe

Regjisori Hervin Çuli i është përgjigjur aktorit Bujar Asqeriu, që e akuzonte pak ditë më parë se nuk i kishte dhënë shfaqje për shkak të qëndrimeve të tij kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Duke folur në një intervistë për News 24, Çuli tha se rolet i ndajnë regjizorët dhe jo ai kur ka qenë drejtor i Teatrit, teksa shtoi se nuk ka sot asnjë regjizor që të thotë se ka marrë urdhër nga Drejtori për të mos i dhënë rol një aktori.

Çuli komentoi gjithashtu edhe një shkrim të dy ditëve më parë lidhur me formatin e Big Brother VIP, ku tha se organizatorët duhet të fusin elementë edukativ për të mos e banalizuar pjesëmarrjen në të të disa aktorëve me emër.

Përse shkruat një shkrim për Big Brother?

 

Është një eksperiment njerëzor që mua nuk më josh. Në ekuilibrat e këtij formati nuk gjejmë as dëshirën për të integruar edhe gjëra që i shkojnë edukimit të popullsisë. Ku shkojmë me këto formate? Cfarë përfiton shoqëria dhe fëmijët tanë? Ku është ky format përballë artit të vërtetë, flas për artin edukativ. Vetëm 3% e publikut francez e ndjekin këtë format.

Në këtë BBV kanë hyrë aktorë me emër si Zaharia, Mustafaraj, Hazizi. Pse mendoni ju se ata kanë hyrë? Për çfarë kanë nevojë ata?

Pyetja juaj ka përgjigjen time brenda. Nganjëherë në formate të këtij lloji nëse nuk i çojmë në drejtimin e duhur, ka mundësi që këta njerëz që deformohen në trysninë e injorancës që i rrethojnë. Kllogjeri aty nuk është në rolin e tij. Ne nuk e zhbëjmë dot këtë format, ne kemi mundësinë ta emancipojmë. Shpresojmë që edhe për aktorët dhe këngëtarin të ketë gjera nga organizatorët që prodhojnë edukacion. Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion. Ky është shqetësimi qytetar që unë shkruajta. Ajo që shkruaj unë është ky është shteti ynë, mbështetja që shteti i jep artit të vërtetë që të përballojë këtë det të madh të këtyre formateve.

Ju ka ardhur keq që jeni përballur me kolegët për prishjen e Teatrit?

Vazhdoj të mendoj që Teatri duhet të ndërtohet aty ku është. Më vjen keq që komuniteti i aktorëve u përça keqas. Le t’ia lëmë këtë diskutim ditëve që vijnë se do kemi biseda pa fund për Teatrin, për Ministrinë e Kulturës.

Ka aktorë që ju kanë akuzuar se nuk u keni dhënë role kur keni qenë Drejtor. Bujar Asqeriu e ka artikuluar këtë…

Kjo është një budallallëk me brirë. Nuk mund ta lë unë 4 vjet pa punë se 3 vite kanë qenë pandemi. Personazhi në fjalë duhet trajtuar pak ndryshe, është një absurditet me brirë. Unë nuk censuroj njeri se rolet i ndajnë regjisorët. Unë i kam dhënë rol tani në fund te “Tri motrat”. Kur njeriu shkon në patologjinë që duhet të nxjerrë vrer, është absurditet. Ky është Big Brother, nga tema kryesore që është shqetësimi më i madh qytetar, portalet do të merren me çfarë thashë unë për filan aktor. Jo ai, po kushdo qoftë të dalë me një fakt në dorë dhe të thotë “filan regjizor më ka thënë që drejtori i Teatrit Kombëtar ka dhënë urdhër që nuk do kesh rol”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *