2 Dhjetor, 2022

Agron Shehaj tregon pse nuk po e pushtojnë dot selinë e PD

 Agron Shehaj tregon pse nuk po e pushtojnë dot selinë e PD

Deputeti Agron Shehaj thotë se në selinë e Partisë Demokratike po qëndrojnë njerëz të armatosur. Sipas Shehajt, ai kishte informacion mbi këtë fenomen dhe u shpreh se kjo ishte arsyeja për të cilën Komisioni i Rithemelimit nuk po hynte në seli.

“Në Partinë Demokratike ka njerëz të armatosur. Kemi informacion, e kemi parë. Kjo është arsyeja pse nuk jemi futur brenda PD. Ça na pengon që të futemi brenda dhe të marrim selinë?

Kjo është arsyeja, se nuk duam përplasje. Ish-kryetari është personi që ka më shumë interes që të ketë përplasje”, tha Shehaj, ndërsa shtoi se këta persona janë individë të fortë që nuk kanë lidhje me strukturat.

“Nuk duam viktima, nuk duam të lënduar”, tha Shehaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *