28 Nëntor, 2023

Agron Gjekmarkaj: Unë jam katolik, por Rama i poshtëroi myslimanët. Për mua mbi të gjitha është kombi, gjaku

 Agron Gjekmarkaj: Unë jam katolik, por Rama i poshtëroi myslimanët. Për mua mbi të gjitha është kombi, gjaku

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvend i është rikthyer vizitës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan pak ditë më parë në vendin tonë.

Gjekmarkaj vlerësoi Turqinë si aleate, por quajti poshtëruese faktin që asnjë anëtar i KMSH-së nuk ishte në inaugurimin e xhamisë së Ethem Beut.

“Pasuria është mirëqenie, është dashuri, gëzim, rilindje! Pyesni qeverinë dhe do t’ju konfirmojë të njëjtën gjë.

Erdogan vizitoi këtë sallë duke mbajtur këtë fjalim. Shqipëria sheh një vend mik dhe aleat tek Turqia.

E gjej me vend të falenderoj Turqinë, por ne jemi një vend i pavarur dhe jo vasal.

Unë jam katolik, por për mua mbi të gjitha është kombi, gjuha dhe gjaku.

U ndjeva i poshtëruar për trajtimin që ju bë KMSH. Ato u përjashtuan. Trysnia për të dëbuar njerëz është e patolerueshme.

Organizatat terroriste janë të listuara në OKB. I shpreh solidaritetin gazetares turke”- tha Gjekmarkaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *