Agron Gjekmarkaj, si ata konviktorët provincialë që bëheshin objekt barcaletash

Nga Ilir Demalia
Gjeku i Markajve pa deng e pa mark.
Agron Gjekmarkaj, që se kur u bë nënkryetar i Kuvend-hales së Shqiperisë dhe nënkryetar i SHQUP-it, ka filluar të impostohet dhe t’i japë rëndësi vetes se çoç është, bile-bile-ky pa bile, mendon se është medimtar i thellë i filozofisë, politikës, etikës dhe oratorisë sa që njeriu mendon se Sofokliu e Ciceroni do të turpëroheshin para Gjekut te Markajve pa deng e pa markë.
Ky Gjek-Mark pa deng e pa mark, më kujton dhe është identik i të njëjtit stil, me të njëjtën mënyrë të sjelluri, të foluri dhe body-talk, si ata konviktorët provincialë që vinin në Tiranë dhe bëheshin sekretar rinie dhe merrnin pozicion, impostoheshin, trashnin zërin, bëheshin dhe arrogantë po si pjerdhte njeri. Ishin dhe të këqinj dhe hakmarrës per këtë.
Në anën tjetër servil, lakej, spiune me regjimin. Keta formonin grupet e rinisë që ndiqnin dhe raportonin të rinjtë rebelë të kryeqytetit për cfaqje të huaja apo edhe më keq.
Por sado të fryheshin si bibilush provincial, studentët cunat e bordurave vec talleshin e bënin gallatë me këta.
Sa më lart ata ngjiteshin në pozicionet e rinisë e të partisë, aq më shumë ata bëheshin objekt barcaletash.
Me dengat pa markë që ka grumbulluar Luli, do ti ngel vetëm marka pa deng