2 Prill, 2023

Agron Duka, kandidati i Berishës për kryetar bashkie në Durrës?

 Agron Duka, kandidati i Berishës për kryetar bashkie në Durrës?

Durrësi do të jetë përplasja e madhe mes PD-së Berishës dhe krejt opozitës me PS dhe kryeministrin Rama.

Ndërkohë duhet të gjejnë kandidatin për kryebashkiak që do të regjistrohet ose si i pavarur ose në emër të një partie politike opozitare, sepse KQZ vendosi të mos e njoh PD-në e ish-kryeministrit.

Ilirian Celibashi njohu PD-në e drejtuar nga Basha.

Prandaj burime nga kampi i PD-së së Berishës tregojnë se Agron Duka që ka parti të regjistruar dhe është deputet mund të jetë një zgjidhje përfekte për opozitën. Aq me tepër se Agron Duka ka shumë elektorat dhe miqësi në Durrës.

Nëse vendoset përfundimisht Agron Duka si kandidat për kryebashkiak në Durrës do të kemi fushatë të papame në Durrës. Pa harruar se krejt partitë opozitare do të mbështesin Agron Dukën, i cili mbetet i vetmi nga kampi opozitar që mund ta fitojë bashkinë e Durrësit përballë PS-së.

Agron Duka merr shumë vota edhe nga e majta, pasi ka qenë ish-ministër bujqësie i PS-së dhe njihet për lidhje të forta në botën e biznesit në qytetin bregdetar.

Edi Rama e do me çdo kusht bashkinë e Durrësit, ndaj flitet se edhe sulmet ndaj Armando Dukës si president i FSHF (vëllai i Agron Dukës) po bëhen për të dobësuar Agron Dukën ose për ti detyruar të tërhiqen nga kandidimi në Bashkinë e Durrësit.

Pra është një goditje e mazhorancës si puna e asaj që thuhet “me nje gur vret dy zogj”, kështu edhe marrin drejtimin e FSHF, por edhe frikësojnë Dukën tjetër nga kandidimi në Durrës.

Nuk dihet nëse dy “Dukët” do të frikësohen apo do të përballen me PS dhe pushtetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *