2 Prill, 2023

A po mbahen në përgjim Ilir Meta dhe Sali Berisha?

 A po mbahen në përgjim Ilir Meta dhe Sali Berisha?

Nga Ilir Demalia

Papërgjegjshmëri e plotë deklarata e presidentit Ilir Meta. Presidenti deklaroië: “Mua mē përgjohet telefoni nga shërbimet e brëndëshme dhe të jashtme.”

Tre gazetarët e kaluan si gjë normale këtë. Kjo sepse imoraliteti dhe korrupsioni mediatik në shërbim të korrupsionit dhe krimit politik janë nē shërbim të njëra-tjetrës.

E mandej kēto TV janë ngritur nga para korrupsioni dhe krimi shtetëror të familjarëve të pushteteve apo klaneve të tyre.

Të njëjtën gjë bëri dhe Sali Berisha në “Foltoren” me gratë demokrate te dielën kur tha: “se diplomatw të huaj më kanë thënë mue, se Lulzim Basha, peng Basha, i ka thënë atyre se Berisha ka instaluar përgjime në zyrën e kryetarit të PD”.

Në cilindo vend me parametra minimumi normal të një shteti funksional dhe të shtetit të së drejtës, me një media si pushtet i katërt, dhe jo si në Shqipëri sot, ku media është gjobvënëse dhe aleate me bandat politike, ky lajm do të kishte tronditur shtetin.

Në këtë rast, ose presidenti duhet ti dërgonte prokurorisë  emrat dhe entet e shërbimeve përgjuese dhe të fillonte hetimi, ose për papërgjegjshmëri të presidentit, presioni mediatik, Parlamenti dhe institucionet e tjera shtetërore duhet ta detyronin te jepte dorëheqjen nga posti i presidentit apo ta shkarkonin.

Në një vend ku nuk paska garanci të ruatjes së privacisë dhe sekreteve shtetërore presidenti, imagjino qytetari i thjeshtë!!!

Përgjimi i telefonave pa një urdhër të prokurorisë për cilindo qytetar në bazë të kushtetutës dhe Kodit Penal përbën krim. Në rastin e presidentit n.q.s ka ndodhur përbën krim shtetëror.

Skandali i përgjimeve të paligjshme i Watergate, detyroi presidentin e Amerikës të japë dorëheqjen, për mos të shkuar në burg për skandalin e përgjimeve te selisë së Partise Demokratike në Washington.

Në Shqipëri  shteti ka rënë de-fakto. Sot Shqipëria ka sundim politik -ekonomik klanoro-kriminal si “pluralizëm” bandash politike-ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *