A po fut përçarjen mes katolikëve dhe myslimanëve, Sali Berisha?

Sali Berisha ka riskuar të hyjë në labirinthet e rrezikshme fetare, për të shpjeguar marëdhënien e komplikuar Rama- Erdogan.
Nga qyteti katolik i Mirditës ku po mbante foltoren e radhës, shefi historik i demokratëve komentoi edhe shantazhin e presidentit islamo- konservaror të Turqisë, para deputetëve shqiptarë, për të dorëzuar rrjetin terrorrist të gylenistëve.
“Çdo kryetar shteti që vjen në Shqipëri është i mirëpritur, por kërkesa e Erdoganit u bë në emër të “vëllazërisë” dhe në kuptimin që kjo fjalë merr në kontekstin islamik” komentoi Berisha.
Në fakt, të njëjtin koncept pranoi edhe Edi Rama kur iu përgjigj një ditë më pas se “mes vëllezërve nuk ka borxhe”.
Po ashtu, shpesh në publik Erdogani i thërret kryeministrit shqiptar “vëlla Edi”.
Pikërisht këtë lidhje që i kapërcen kufijtë e shtetit laik ka dashur të denoncojë Berisha, duke ngritur sallën në këmbë në Mirditë.
“Ne të huajt i kemi miq, por vëllezër jemi me njëri- tjetrin, me katolikët e Rrëshenit dhe me ortodoksët e Korçës” tha ai.
Me deklaratën e tij aspak të pafjajshme Berisha ka dashur të distancohet nga koncepti i vëllazërisë, i cili shpesh i është mbi vendosur shtetit ligjor kur ka qenë puna për të ekstaduar aktivistët gylenistë apo për t’i bërë presion shkollave të rrjetit gylenist që për Erdoganin kondiderohen si terroristë të FETO-s.
Edhe herë të tjera Berisha ka riskuar të merret me këtë temë duke denoncuar grupin e xhamisë që po i shërben sot Bashës dhe duke nxjerrë përfundimin se përse ai që e etiketon si “Lul brava” nuk i denoncocon kurrë efektet ekstra ligjore që prodhon vëllazëria mes Ramës dhe Erdoganit e cila tani po bëhet e rrezikshme edhe për mëvetësinë e komunitetit musliman shqiptar.