3 Dhjetor, 2023

A njeh njeri te KLGJ-ja?

 A njeh njeri te KLGJ-ja?

Nga Etleva Kondakçiu

– A njeh njeri te KLGJ-ja?

– Po ç’e do?

– Po s’di nga t’ia mbaj. Hë, më thuaj ti, ku të vete.

E kështu kanë të afërmit e Hasanit 3-4 vjet që sorollaten dyerve të gjykatave, prokurorive e të tjera zyra ku i drejtojnë dashamirës, miq e komshinj.

Hasani, sot 67 vjeç dhe me status invalidi, nga një fshat i Tepelenës, është emigrant prej 30 vitesh në Greqi. Po i mbaron pasaporta, por ka frikë të vijë në Shqipëri, se është shpallur në kërkim.

Emri i Hasanit rezulton i përfshirë në dy çështje gjyqësore penale në Shqipëri, njëra për punë hashashi në Krujë dhe tjetra për gjobvënie.

Në emrin e tij janë blerë brenda një dite 85 numra telefoni nga kompanitë telefonike ndërkohë që nuk mbahet mend sa ka Hasani pa shkelur këtej (prandaj kemi TIMS-in).

Po e postoj për dy arsye:

1. Ka ndonjë njeri që mund të na orientojë si mund të zgjidhet shpejt kjo çështje? Hasani i shkretë vështirë të jetë bërë kaq i tmerrshëm!!!

2. Kontrolloje një herë kartën dhe pasaportën. I ke?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *