2 Shkurt, 2023

A mund të qendrojmë akoma në shtëpi? Duhet të dalim në shesh të rrëzojmë Ramën me çdo mënyrë

 A mund të qendrojmë akoma në shtëpi? Duhet të dalim në shesh të rrëzojmë Ramën me çdo mënyrë

Nga Ervin Goci*

Neser eshte thirrur nje proteste, ne nje kohe kur institucionet kane mbyll sy e veshe, kur agjencite publike qe mbahet me paret tona mashtrojne pa piken e turpit duke na e shfaq inflacion 6-7 here me pak seç eshte ne realitet, siç pjesetuan me 5 jetet e humbura nga pamundesia e sherbimit publik shendetesor gjate pandemise.

Imagjinoni ku jetojme!

A mund te qendrohet ne shtepi ne keto kushte? Une mendoj se jo.

Jam per reagim ne te gjithe format, kjo eshte nje forme, iniciatoret kane marre pergjegjesi te madhe te ngrene reagim popullor kur ka forma te orkestruara per ta lene popullin shakull ne vdekje klinike.

Ndaj duhet te jemi mbeshtetes per çdo iniciative dhe te mobilizohemi sa te mundemi..

Se mos kemi rruge tjeter..

Sa ka njerez qe levizin ka shprese, ata qe bejne leksione jane te gjithe ne sherbim te pushtetit, flini te qete per kete.

E mbeshtes me sa mundem kete organizim, me shpresen qe njerezit do te çlirohen nga fantazmat e biografive te protestuesve..

*Profesor i Gazetarisë dhe aktivist

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *