27 Mars, 2023

A i urren gratë, Sali Berisha?

 A i urren gratë, Sali Berisha?

Berisha është i vetmi që e ka filluar fushatën për zgjedhjet e 6 marsit. As Basha, as Rama nuk janë parë në terren deri më sot. Meta “e ka të ndaluar” nga kushtetuta, ndërsa Kryemadhi nuk besohet se do të dalë deri në fund, pasi LSI-ja nuk ka dalë me kandidatë të saj.

LSI-ja është vënë këtë herë në shërbim të Berishës, i cili ka arsye më shumë se të tjerët t’i marrë më seriozisht këto zgjedhje, dhe në fakt çdo ditë ndodhet në njërën prej bashkive, ku do të mbahen këto zgjedhje.

Dje ka qenë në Durrës, në ndihmë të kandidatit të tij Ardian Muka. Portalet kanë veçuar faktin që atij i ka shpëtuar një kompliment për Durrësin, që në harkun e dy dekadave të fundit është qeverisur nga socialistët.

“Durrësi është më i mirë sesa ka qenë 20 vjet më parë” ka thënë ai, gjë që është marrë si një lëvdatë pa dashje për Vangjush Dakon, që ka dominuar skenën politike të qytetit bregdetar, jo vetëm si kryebashkiak, por edhe për ndikimin që ai ka pasur në jetën politike e elektorale atje.

Për këtë arsye, ai ka qenë tabelë qitjeje e demokratëve, sidomos nga ana e Berishës. “Më në fund, doktori ja njeh meritat Gjushit për Durrësin” ka shkruar Mero Baze në Facebook.

Ka një element të dytë që bie në sy në takimin e Berishës në Durrës, dhe ky element është karakteristikë e shumë takimeve, ku ai merr pjesë: Nuk ka gra.

Shikoni me kujdes videon njëzet sekondëshe, dhe do të zbuloni kollaj se aty nuk ka asnjë grua. Ky fakt verifikohet edhe në takimet e udhëheqësve të tjerë politikë, në Shqipëri e në Kosovë, por në takimet e Berishës kjo është më e theksuar.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *