1 Prill, 2023

“A është kjo thjesht një rastësi?”, Geri Kokalari zbulon vdekjen misterioze që lidhet me Mediun

 “A është kjo thjesht një rastësi?”, Geri Kokalari zbulon vdekjen misterioze që lidhet me Mediun

Aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari ka reaguar sërish pas rihapjes së dosjes së ‘Gërdecit’. Kokalari thotë se për këtë dosje duhet të thirret për të dëshmuar në prokurori edhe ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha.

Po ashtu Kokalari ngre pikëpyetje në lidhje me hetimet për vdekjen e biznesmeit Kosta Trebicka, e ndarë, por njëkohësisht e lidhur me Gërdecin, por dhe për ushtarakun amerikan që hetoi vdekjen e Trebickës dhe që më vonë u gjeti i vdekur vetë.

‘I kam shqyrtuar këto shkrime të vjetra për Fatmir Mediun dhe janë sërish aktuale për shkak të rihapjes së hetimit të Gërdecit. A do t’i thërrasë SPAK të gjithë dëshmitarët nga hetimi i parë?

Po dëshmitarët që duhet të ishin thirrur, por nuk dëshmuan kurrë? Po një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të zhdukur – Luan Hoxha?! E ndarë, por e lidhur me Gërdecin, ka ende shumë pyetje pa përgjigje për vdekjen e Kosta Trebickës! Unë do të doja të dija, pse dhe si e gjetën Kevin Teeter, një ushtarak nga Virxhinia.

Para së gjithash, është shumë e pazakontë që një vend i huaj të kërkojë ndihmën e një ushtaraku shtetëror nga SHBA. Diçka tjetër që më shqetëson është pse Virxhinia? Një argument është se Uashingtoni DC është pranë Virxhinias, kështu që ndoshta ishte e lehtë për ambasadën e Shqipërisë në Uashington të kërkonin ndihmë nga trupat e shtetit të Virxhinias.

Nga ana tjetër, kontakti kryesor i Fatmir Mediut për mëngjesin e lutjes në Uashington ishte kongresmeni Frank Wolf nga Virxhinia. A është kjo thjesht një rastësi?’- shkruan Geri Kokalari.

Luan Hoxha ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer në FBI të gjitha lidhjet, dijenitë mbi ndërhyrjet qëllimet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve më të lartë qeveritarë dhe familjarëve të tyre mbi biznesit e Gërdecit. Ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha iku bashkë me familjen e tij në SHBA në janar të vitit 2012.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *