27 Shtator, 2023

A është blerë heshtja e PD-së? Pse nuk flet për zëvendëskryeministrin e kapur në përgjimet italiane?

 A është blerë heshtja e PD-së? Pse nuk flet për zëvendëskryeministrin e kapur në përgjimet italiane?

A është blerë heshtja e PD-së? Këtë pyetje ngre ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli në lidhje me përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin, ku përmendet emri i zv.kryeministrit shqiptar për kalimin e parave.

Ai e konsideroi skandaloze heshtjen e PD-së, në një kohë kur prioritare duhet të ishte lufta kundër “armikut numër një të shqiptarëve”.

“Pse hesht PD? Partia Demokratike e ka mbyllur gojën për zëvendëskryeministrin e kapur në përgjimet e prokurorisë italiane se do të ndihmonte për pastrim parash.

Një heshtje skandaloze për një parti që reagon edhe për rojet e bashkive. Ku përfundoi lufta kundër “armikut numër një të shqiptarëve”? A është blerë heshtja e PD-së”, pyet Kadilli.

Përgjimet e Prokurorisë italiane u bënë shkak i përplasjeve në Kuvend mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe atij socialist Erjon Braçe.

Ky i fundit mohoi të kishte qenë zv.kryeministër në kohën kur përmendet në dokument.

“Në dokumentin që zotëroj të plotë më 18 tetor 2021 nuk kam qenë zv.kryeministër”, u shpreh Braçe, duke mohuar akuzat.

Zv.kryeministër në atë kohë ka qenë Arben Ahmetaj, të cilin PD nuk e përmend. Madje, për të fshehur emrin e tij akuzon Erion Braçen, që s’ka lidhje me këtë çështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *