31 Janar, 2023

A do ndërhyjë Ulsi Manja për të kaluar në Veting gjyqtaren e skandaleve Fida Osmani? Gjyqe në avion dhe pasuri të dyshimtë

 A do ndërhyjë Ulsi Manja për të kaluar në Veting gjyqtaren e skandaleve Fida Osmani? Gjyqe në avion dhe pasuri të dyshimtë

Gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani, e lakuar për vendime skandaloze dhe arbitrare, për gjyqe në avion dhe falsifikim vendimesh, është paraqitur sot në Komisionin e Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit.

Deri në vitin 2016, Fida Osmani ka deklaruar një pasuri me vlerë 240 mijë USD,  e cila nuk mbulohet me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Nga standardet e vendosura deri më sot nga të dy shkallët e Vetingut, Fida Osmani nuk ka asnjë shans për t’u konfirmuar në detyrë, madje veprimtaria e saj duhej të referohet në Prokurori.

Por, shansi i Fida Osmanit mund të jetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i dyshuar si një nga linjat e nëndheshme të lobimit për kalimin ose jo të subjekteve të caktuara në Veting.

A do të ndërhyjë Ulsi Manja për ta kaluar Fida Osmanin në Veting? Mbetet për t’u parë.

Nga ana tjetër, nuk është më sekret tashmë se shkalla e parë e Vetingut është shndërruar në qendrën më të madhe të pazareve dhe korrupsionit në historinë e drejtësisë në Shqipëri.

Për të kaluar shkallën e parë, një subjekt me shumë probleme, duhet të paguajë deri në 600 mijë euro, kur ka provleme modeste, tarifa është 250 deri në 300 mijē euro. Shtyrja në kohë e procesit ka një tarifë deri në 50 mijë euro.

Ndërkaq,  Fida Osmani është proceduar nga ish-KLD-ja pasi i bënte gjyqet në ajër. Po po, në ajër!

Në një kohë kur ishte në avion, letrat i kopsite sikur po zhvillonte gjyqe dhe madje merrte edhe vendime. E ka pranuar vetë pa asnjë grimë turpi, duke thënë se ‘kush punon edhe gabon’!

I shpëtoi shkarkimi nga ish-KLD-ja, duke marrë vetëm një paralajmërim. Eduard Halimi, në atë kohë ministër i Drejtësie i tha: Në thuaj faleminderit që nuk po të shkarkojmë.

KLD-ja jo vetëm duhet ta shkarkonte, por duhet ta referonte në prokurori për falsifikim.

Do të mjaftonte ky fakt që Fida Osmani të shkarkohet nga detyra.

Gjyqtarja e skandaleve

Gjyqtarja e Tiranës Fida Osmani do ta mbyllë me turp karrierën në drejtësi, duke u shkarkuar nga detyra si e korruptuar. E njohur për vendime skandaloze, pazare dhe gjyqe në avion, Fida Osmani pritet të shkarkohet nga detyra në 27 prill 2022 si e korruptuar dhe për përdorimin e çekiçit të drejtësisë për t’u pasuruar.

Fida Osmani doli dje para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me dosjen e hetimit, ndërsa si avokate kishte marrë Antoneta Sevdarin, e cila është shkarkuar nga detyra si prokurore për probleme me pasurinë.

Sipas dosjes hetimore, Fida Osmani ka përdorur detyrën e gjyqtares për t’u pasuruar dhe për të shtuar pasuritë e palujtshme. Gjyqtarja kishte porositur tre apartamente në Tiranë dhe Durrës tek një kompani ndërtimi, të cilës i shqyrtonte çështjet. Hetimi nga Vetingu ka zbuluar një aktivitet të mirëfilltë korruptiv të Fida Osmanit, e cila shtoi pasurinë me vendime në konlikt interesi.
Në fakt nuk kemi të bëjmë thjesht me konflikt interesi, por me shpërdorim detyre dhe korrupsion nga Fida Osmani. Gjyqtarja i shqyrtonte paditë kompanisë së ndërtimit, ndërsa në këmbim merrte apartamente. Bëhej një kontratë sikur këto apartamente i blinte, por Komisioni i Vetingut ka zbuluar se Fida Osmani nuk e mbulonte me para të ligjshme vlerën e shtëpive. Kështu krijohen dyshime të arsyeshme se vlera e shtëpive në kontratë ka qenë formale dhe fiktive.

Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Fida Osmani nuk mbulon me burime të ardhurash të ligjshme asnjë nga pasuritë e deklaruara.

Nga dosja rezulton se Fida Osmani ka fshehur edhe një zyrë në Tiranë, duke mos e deklaruar për 3 vite me radhë. Gjyqtarja nuk justifikon as edhe një makinë Benz.

Komisioni i Vetingut ngriti dyshime edhe për fshehjen e një vile nga burri i gjyqtares, Kujtim Osmani, në bregdet. Çdo pasuri e deklaruar nga Fida Osmani rezultoi me probleme serioze.

Fida Osmani njihet ndryshe edhe si gjyqtarja e ‘avionit’. Osmani është damkosur më parë nga KLD-ja me masë disiplinore sepse bënte gjyqe në avion dhe jashtë shtetit, madje merrte edhe vendime sikur të ishte në sallën e gjyqit.

Duhej shkarkuar dhe marrë e pandehur për falsifikim procesverbalesh, papërgjegjshmëri, dhunim të të drejtave të palëve në proces dhe denigrim të figurës së gjyqtarëve, por Fida Osmani vijon të bëjë ‘drejtësi’ me çekiçin KÇK.
Në shtator të vitit 2012, KLD-ja e Bujar Nishanit dhe Eduard Halimit e thirri Fida Osmanin për të dhënë llogari se si ka mundësi që i zhvillonte gjyqet në një kohë kur ishte në avion.

Fida artikuloi disa justifikime qesharake dhe denigruese për figurën e gjyqtarit.

Gjyqtarja implikoi në atë kohë edhe bashkëshortin e saj, Kujtim Osmanin, në skandalin e zhvillimit të gjyqeve në ajër.

Duke u tallur me ish-KLD-në e degraduar, Fida Osmani tha se burri i saj shkonte më përpara dhe kalonte pasaportën e vet dhe të saj në sistemin TIMS, që të mos vonoheshin. Më pas, kjo mbaronte gjyqin dhe nisej si ‘Spiderman’ për të kapur avionin.
Me këtë alibi qesharake, ajo implikoi edhe Kujtim Osmanin, pasi pasaporta nuk mund të kontrollohet në aeroport vetëm nëse burri i saj ka arritur të korruptojë kontrollin.

Prokuroria çuditërisht nuk u investua për të hetuar këtë çështje, ku doli në pah shpërdorimi i detyrës, falsifikimi i procesverbaleve të seancave gjyqësore etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *