A do arrestohet Berisha? Paskal Milo: Ja çfarë më thanë ambasadori amerikan, gjerman dhe italian

A di të arrestohet Sali Berisha? Kjo ishte pyetja për panelin e të ftuarve në një emision dje në mbrëmje në kanalin ABC.
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo bërë një paralelizëm duke thënë se në fillimet e Berishës, kishte me vete ndërkombëtarët, ndërsa sot ndodh krejt e kundërta.
Duke përmendur dhe vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar në Tiranë, Milo thotë se edhe mund të ndodhë arrestimi i Berishës.
“ Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.
Kemi një diferencë 180 kthesë në qëndrim ndërkombëtar ndaj Berishës. Duke pasur parasysh atë fabulën që është tjerrur meqë erdhi Escobar mund të ndodhë një gjë e tillë me Berishën”, tha ai.
Një mendim ndryshe ka ish-deputeti i PD Sherefedin Shehu. Ky thotë se Berisha, madje as nuk do të hetohet:
“Institucionet shqiptare kanë qenë këtu për ta hetuar dhe dënuar Berishën, dhe për faktin që s’u bë atëherë do ishte manifestim i dobësisë…Unë mendoj se nuk do ketë as hetime”.
Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo e ka shprehur edhe dy vjet më parë që ndërkombëtarët kanë qenë kundër edhe kur Berisha i kryente krimet sheshit.
“Pas grushtit të shtetit në vitin 1998, u mblodh Parlamenti për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Gjatë asaj kohe, nën cilësinë e ministrit pata takime me ambasadorin amerikan, gjerman dhe italian.
Thuajse njëzëri më tha se nëse arrestoni Sali Berishën, atëherë do u ndërpresim të gjitha ndihmat”, – tha Milo gjatë një bisede televizive në korrik 2019.