28 Janar, 2023

8 gjëra që duhet t’i kujtoni vetes nëse merrni vesh që ish-ju juaj po fejohet/martohet

 8 gjëra që duhet t’i kujtoni vetes nëse merrni vesh që ish-ju juaj po fejohet/martohet

Nuk ka asgjë të keqe të pranosh se vazhdon të jesh i informuar rreth jetës së ish-partnerit tënd. Se e ndjek atë fshehurazi në rrjete social, apo se hera herës, pyet njerëzit që dikur ju lidhnin të dyve. Miqësore ose jo, ndarja i lë vendin një kurioziteti natyral për të mësuar si po i shkon jeta pas teje dhe le ta pranojmë se kur mësoni që ai/ajo do të fejohet/martohet brenda jush mund të zgjohen ndjesi nga më të ndryshme. Ndoshta lëndim se s’e keni harruar akoma, nostalgji për kohën bashkë, gëzim që ia doli të ecë para, etj, etj.

Sidoqoftë, në nje moment si ky është e rëndësishme t’i kujtoni vetes 8 gjërat më poshtë:

1. Vendimi i tij s’ka të bëjë me ty, prandaj lëre egon mënjanë.

Vetëm sepse ai zgjodhi dikë tjetër s’do të thotë se ke qenë më pak e mirë për të. Janë shumë faktorë që ndikojnë tek një vendim i tillë dhe kryesori është *koha e duhur*.

2. Ti do të gjesh dikë me të cilin kombinon më mirë

Ndoshta në këtë moment ti po pyet veten: “Po unë a do të gjej ndonjëherë dikë më të mirë se ai?”

Sigurisht që po, madje dikë me të cilin s’do të të duhet të ndahesh asnjëherë siç ndodhi me ish-in.

3. Ka ca arsye që ju u ndatë

Mjaft u bëtë emocionalë dhe kujtoni çfarë s’shkonte me ju. Pastaj urojini më të mirat për jetën e re.

4. Nuk po ndodh një garë

Vetëm se ai u fejua/martua jo domosdoshmërisht duhet t’i hysh një gare për të gjetur personin e jetës. Secili ka kohën dhe momentin e tij.

5. Eshtë ok të ndihesh keq

Mund të ketë qenë dashuria jote më e madhe, mund të keni patur historinë e ëndrrave dhe ndarja ka qenë e tmerrshme. Patjetër që momenti kur ti mëson se ai ka marrë një vendim kaq të rëndësishëm vjen si bombë për ty. Qaj derisa të çlirohesh dhe pastaj, shih para. Ka gjëra më të bukura atje jashtë.

6. Lumturinë tënde e vendos ti

Mos zgjidh të vuash për lumturinë e tij, gjej tënden.

7. Lidhja që kishit me të vazhdon të ketë rëndësi

Vetëm se ish-i u martua s’do të thotë se ju fshiu komplet nga libri i jetës. Patjetër që kishit dhe mund të keni ende rëndësi për të, por siç e dini bota e të rriturve është e nderlikuar dhe akoma më shumë vendime si këto. Largojini nga mendja mendimet e mundimshme.

8. Tregohu e mirë me veten

S’ka asgjë për t’u ndjerë vetëm dhe e padëshiruar. Dil me shoqërinë, familjen, bëj gjëra që të bëjnë të gëzuar dhe fokusohu tek objektivat e tua. Përdore gjithë energjinë për veten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *