27 Nëntor, 2022

76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën

 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën. Ndërkohë, vetëm 20% janë kundër bashkimit. Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.

Vetëm 1.2% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetojë në lagjen, rrugën, pallatin ku banojnë.

Vetëm 1.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë kolegu i tyre në punë.

Vetëm 2.6% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë shoku i tyre.

Vetëm 6.7% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë mësues i fëmijve/nipërve/mbesave të tyre.

Vetëm 7% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë eprori i tyre në punë.

Vetëm 7.8% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të martohet me një anëtar/e të familjes së tyre.

Vetëm 12% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë zyrtar publik në shtetin amë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *