9 Qershor, 2023

7 pyetjeve që duhet t’iu përgjigjet Fatmir Mediu

 7 pyetjeve që duhet t’iu përgjigjet Fatmir Mediu

Nga Adriatik Doçi

Nëse Fatmir Mediu do t’u përgjigjet këtyre 7 pyetjeve, unë nuk do shkruaj kurrë më për rolin e tij në Gërdec. Kurrë! Janë pyetje të thjeshta, por vendimtare, të cilat duhet t’ja bëjë SPAK për të shkuar tek koka e Gërdecit.

-Ç’punë kishte Shkëlzen Berisha 42 herë në zyrën tuaj si ministër i Mbrojtjes para dhe pas urdhrit tuaj për ngritjen e fabrikës së demontimit të municioeve në Gërdec?

-Pse i telefonuat pikërisht Shkëlzen Berishës menjëherë pas shpërthimit në Gërdec dhe çfarë biseduat me të?

-Çfarë të shtyu që të ushtronit presion në mbledhjen e qeverisë së 17 shkurtit 2007 për ngritjen e biznesit të vdekjes, deri kur Berisha ju autorizoi të urdhëronit ngritjen e fabrikës?

-Pse shkuat i alarmuar në Ambasadën Amerikane duke u ankuar, kur gazetari amerikan ju pyeti ju në zyrë për aferën në Gërdec para shpërthimit dhe pse injoruat alarmin zyrtar të ushtarakëve për veprimet e rrezikshme që po kryheshin në Gërdec me urdhrin tuaj?

-Pse nuk zhvilluat një garë normale për procesin e demontimit, por diktove kompanitë e lidhura me Shkëlzenin?

-Nëse paskërke dashur të gjykohesh, pse i lejove avokatët e tu, të cilët në 9 shtator 2009, përmes një memoje i kërkuan Gjykatës së Lartë të mbyllte dosjen pa të gjykuar, pasi ishe veshur me imunitet? Apo avokatët e tu vepruan kundër vullnetit dhe interesit tuaj?!

-Me çfarë parash e shkolluat vajzën në Teksas të SHBA, ku vetëm taksa ishte 40 mijë USD në vit, ndërkohë që paga juaj vjetore nuk mbulon as gjysmën e shumës?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *