7 mënyra për t’ju përgjigjur me takt batutave apo komplimenteve dashakeqe që na sikletosin

Mos harroni: Eleganca, takti dhe klasi do t’ju shpëtojë nga çdo situatë, prandaj rrisni inteligjencën emocionale.
1. Thoni “Faleminderit” dhe shih jetën tënde
Asgjë s’i besdis më shumë sesa një fytyrë e qetë. Injorimi është i dhimbshëm, prandaj mos harxhoni energji me njerëz që s’do të kuptojnë kurrë.
2. Përgjigju me ironi dhe qetësi
Eshtë e thjeshtë t’i kërkosh dikujt të mos reagojë, por në fakt ka disa raste që thjesht do t’ja kthesh me të njëjtën monedhë. Mos e bëni, por përdorni inteligjencën sepse ju jeni më të zgjuar se ata apo jo?
Jepni përgjigje elegante, por helmuese në të njëjtën kohë. Mos bini në nivelin e tyre, por përmes jepini një shuplakë të mirë përmes ironisë për budallallëkun që thanë.
3. Mund të pranoni pak nga kritikat e tyre
Ndoshta personi përballë nuk ka mënyrën e duhur apo takt, por kritikat e tij qëndrojnë. Në këtë rast, injorojeni paaftësinë e tij dhe merruni me veten. Mos vallë ka të drejtë për çfarë po ju kritikon?
4. Merreni me humor dhe mos i mendoni gjatë
Disa njerëz janë aq negativë sa duan t’ju lëndojnë, kurse ca të tjerë thjesht nuk kanë mënyrat e duhura për të shprehur veten. Cilido të jetë rasti jo domosdoshmërisht duhet të ofendoheni. Reagoni me humor dhe mos i merrni më seriozisht nga ç’e meritojnë të merren.
5. Ktheji menjëherë përgjigje nëse doni t’i presiononi pak
Do të ishte një mësim i mirë për t’i parë si do të ndiheshin. Mos i lini kohë të mendohen, thjesht bëjini ta kuptojnë që të mos e përsërisin më me askënd tjetër atë që bënë me ty.
6. Ndrysho temën e bisedës
Nëse dikush të vë në siklet apo të thotë gjëra që bëjnë të ndihesh jo-rehat, mund thjesht të ndërrosh temë. Flisni për gjëra të tjera dhe kujdesu për paqen e mendjes tënde duke shmangur një konflikt të mundshëm.
7. Vërja në dukje fyerjen
Ndoshta ata s’e kuptojnë arrogancën e tyre apo thjesht nuk presin që ti t’i përballësh. Bëje! Thuaji që janë të pasjellshëm, arrogant dhe detyrojini në një mënyrë a një tjetër të kërkojnë falje.