1 Tetor, 2023

“6 diplomatët shqiptarë i kërkuan seks për 10 dollarë polices së maskuar si prostitutë”

 “6 diplomatët shqiptarë i kërkuan seks për 10 dollarë polices së maskuar si prostitutë”

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më pas janë liruar pas ndërhyrjes së ambasadorit të kohës në SHBA, Roland Bime.

Sipas historisë që sjell media amerikane, 6 diplomatët kanë dalë me makinë në rrugët e njohura për ushtrim prostitucioni në Boston dhe i kanë kërkuar seks për 10 dollarë një prostitute.

Por gruaja ka qenë police e maskuar dhe ka kryer menjëherë arrestimin e tyre. Qejflinjtë me “mision diplomatik” kanë protestuar menjëherë duke thënë që kanë imunitet.

Ata janë shoqëruar në komisariat dhe ambasadorit Bime i është dashur të udhëtojë nga Uashingtoni në Boston për të vêrtetuar statusin e tyre diplomatik. Pas verifikimeve ata janë liruar.

Artikulli nuk jep emrat e tyre për shkak të imunitetit, madje edhe mosha e tyre, e cituar në artikull është dhënë gabim, këtë e konfirmon gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Peter Lukas, asokohe nga penat e njohura të medias në Boston.Të paktën dy prej tyre kanë patur moshë shumë më të re.

Ngjarja e hershme mbase do prezantohej thjesht si kuriozitet arkivash, po të mos ishte për faktin që  dy nga të arrestuarit e Bostonit kanë sot poste të larta në diplomacinë aktuale.

Sipas një burimi, një prej tyre përfaqëson sot Shqipërinë në një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, tjetri është prej disa vitesh ambasador i Shqipërisë në një prej vendeve fqinj.

“Sidoqoftë ish-ambasadori Bime êshtë i vetmi që mund të konfirmoj identitetin e tyre” – tha burimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *