30 Nëntor, 2022

’50 hijet e Saliut’

 ’50 hijet e Saliut’

Nga Marlind Laçi

-Berishës i duhet kërkuar llogari për mbështetjen ndaj Ligjit të Tokës 7501 që vrau shqiptarët midis veti.

-Berishës i duhet kërkuar llogari për gradimin e Anastas Janullatos si Kryepeshkop i Autoqefalisë Shqiptare.

-Berishës i duhet kërkuar llogari për penetrimin e naftës shqiptare drejtë makinerisë vrasëse të Sllobodanit kur Organizata e Kombeve të Bashkuara i kishte vendosur embargo ish-Jugosllavisë.

-Berishës i duhet kërkuar llogari për firmat piramidale që vodhën paratë e shqiptarëve kur ai ishte në postin e presidentit të Republikës.

-Berishës i duhet kërkuar llogari për luftën civile të 1997 ku nuk bëri atë që duhej në ruajtjen e rendit publik me forcën e shtetit.

-Berishës i duhet kërkuar llogari për zhdukjen e Remzi Hoxhës.

-Berishës i duhet kërkuar llogari për tenderat e dyshimtë në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.

-Berishës i duhet kërkuar llogari për avokatinë ndaj Fatmir Mediut në tragjedinë e Gërdecit.

-Berishës i duhet kërkuar llogari për mbrojtjen politike ndaj Ilir Metës kur kapej me ‘presh në duar’ duke kërkuar ryshfet.

-Akoma më shumë Berisha duhet pyetur a i’a imponoi Bashën si lider të ardhshëm të Partisë Demokratike një forcë e tretë dhe në qoftë se po atëherë kush ishte kjo forcë imponuese?

Po po , fajin e ka vërtetë Saliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *