5 pikëpyetje mbi Rusi – Ukrainë: A jemi vërtet në prag të luftës

Është koha e marrjes së vendimeve. Por kriza e Ukrainës karakterizohet nga pasiguri të thella dhe shqetësuese. Dy protagonistë janë në skenë: Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin.
1. Pse ky përshpejtim i situatës?
Orët e fundit, qeveria amerikane e ka bindur veten se Putin është vërtet i gatshëm të sulmojë Ukrainën. Shtëpia e Bardhë mund të mbështetet në dy burime informacioni: pamjet satelitore dhe raportet e inteligjencës në terren (CIA dhe inteligjenca ushtarake). Imazhet konsiderohen të paqarta: Moska po vazhdon të grumbullojë jo vetëm ushtarë, por edhe raketa, avionë dhe helikopterë. Sipas Pentagonit, forcat ruse janë tani në një pozicion për të goditur në disa fronte. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, ishte i pavendosur kur tha se edhe “bombardimi i Kievit nuk mund të përjashtohet”.
2. A ka ndonjë mënyrë për të ndaluar Putinin në nivel ushtarak?
Në 15-20 vitet e fundit, “putinologët” më të mirë amerikanë, nga gjenerali McMaster tek Fiona Hill, janë fokusuar në të ashtuquajturën “luftë e gjeneratës së re të Rusisë”. Kjo do të thotë: sulme kibernetike, fushata dezinformuese në rrjetet sociale, financim i partive populiste apo destabilizuese perëndimore e kështu me radhë. Kremlini i ka kufizuar në minimum ofensivat reale ushtarake, shpesh duke u përzier me milicitë lokale, siç ndodhi në vitin 2014, në Krime dhe në Donbas.
Por tani Moska po lëviz ushtrinë me logjikën e shekullit të XX. Një ndryshim i papritur i logjikës së Uashingtonit. Gjeneralëve amerikanë dhe komanda e NATO-s duhej të studionin një strategji tjetër. Nga pikëpamja ushtarake, rruga që duhet të zgjidhnin ishte në njëfarë kuptimi e detyrueshme: më shumë ushtarë, më shumë automjete, “më shumë prani fizike” në krahun e Evropës Lindore. Por objektivisht, ky skenar i NATO-s nuk duket një pengesë e mjaftueshme për të dekurajuar pushtimin rus.
3. Cila është përllogaritja politike e Putinit?
Sipas amerikanëve, pengesa e vërtetë mund të jetë vetëm ekonomike. Shtëpia e Bardhë është ende duke i bindur aleatët e saj evropianë që të godasin eksportet e gazit rus në rast të një pushtimi. Zyrtarisht, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se janë plotësisht në një linjë. Megjithatë, shumë mendojnë se nuk është kështu. Midis tyre janë sigurisht rusët.
Prandaj llogaritja politike e Putinit për disa vende, si Gjermania dhe Italia, nuk do të ishin në gjendje t’i bënin ballë një “blackout” të energjisë ruse. Lideri i Kremlinit beson se mund ta mbajë tensionin lart derisa të arrihet një marrëveshje për një formë neutraliteti, të “finlandizimit” të Ukrainës.
Ose do të zgjedhë “zgjidhjen ushtarake”, ndoshta me goditje të kufizuara, apo bllokada detare, duke menduar se përplasjet e sotme në frontin perëndimor mund të zgjerohen nesër, kur sanksionet duhet të vendosen efektivisht. Është një operacion shumë i rrezikshëm, por jo aq i pamatur dhe pa logjikë sa do të ishte pushtimi total i Ukrainës.
4. Po llogaritë Bidenit?
Një gjë është e sigurt: presidenti amerikan nuk kërkoi një konfrontim me rusët. Axhenda e tij ishte ndryshe. Biden është i bindur se kriza e Ukrainës është e mbushur me rreziqe edhe sa i takon politikës së brendshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë.
Nëse Putini del në bllof ose përfundimisht arrin në një marrëveshje, shumë do të kërkojnë merita. Por nëse lideri rus sulmon dhe paralizon gjysmën e Perëndimit, atëherë të gjithë do të vënë në pikëpyetje përgjegjësitë apo “dobësinë” e Bidenit.
Në fillim të vitit 2021, administrata amerikane mendoi se mund të “stabilizonte” marrëdhëniet me Kremlinin, duke ofruar bashkëpunim për terrorizmin dhe një plan gradual çarmatimi.
Sot ajo është e detyruar, pavarësisht vetes, të përditësojë linjën politike, duke u përgatitur për një përballje me Moskën si në vitet 1960. Për më tepër, Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron të gjendet e papërgatitur në asnjë nivel. Kjo është arsyeja pse, ndër të tjera SHBA po u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Kievi. Ata nuk duan të përsëriten skenat katastrofike dhe poshtëruese të panikut të parë në Kabul gushtin e kaluar.
5. Cili është roli i Kinës?
Këshilltarët e Biden shpesh përsërisin: “Shtetet e Bashkuara nuk e kanë luksin të jenë në gjendje të fokusohen vetëm në një zonë të botës”. Në Uashington ata konsiderojnë se boshti midis Putinit dhe Xi Jinping është një “kontigjent”. Departamenti i Shtetit teorizon se të dy vendet kanë interesa shumë të ndryshme ekonomike dhe strategjike për të qenë në gjendje të krijojnë një koalicion të vërtetë anti-perëndimor.
Megjithatë, ka edhe sinjale të përziera dhe prej disa vitesh. Stërvitja e parë e përbashkët ushtarake mes Kinës dhe Rusisë daton në vitin 2017, në Detin Baltik. Në krizën ukrainase, Pekini po e mbështet Moskën në të gjitha drejtimet.
Në Uashington tashmë është e qartë për të gjithë se lojë është e dyfishtë. Zëvendës Sekretarja e Jashtme Wendy Shelman e tha në mënyrë eksplicite: “nëse i japim Putinit dritën jeshile, ne po ia dorëzojmë edhe Tajvanin, Xi Jinping”.