28 Shtator, 2023

“8 Dhjetori”: Rama “nderohet” nga Basha

 “8 Dhjetori”: Rama “nderohet” nga Basha

Në urimet korteziale për “Ditën e Rinisë”, një kujtim për 8 dhjetorin ’90 të nisjes së lëvizjes studentore anti-komuniste, dy krerët kryesorë politikë zgjodhën fjalët e tyre.

I pari qe Rama, i cili edhe pse një nga figurat qendrore të asaj lëvizjeje, më i përfoluri madje së bashku me studentin e tij Blendi Gonxhe, nuk ka zgjedhur prezantimin e vetëvetes si protagonist. Është treguat modest ndoshta pa vetëdije, teksa ka shkruar:

“Mirëmëngjesi dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”.

 Ndërsa Basha që s’ka asnjë të shkuar publike, aq më pak me protagonizëm parapolitik, aq më pak si dhjetorist dhe për shkak të moshës – aherë ka qenë adoleshent – i thurri lavde asaj kohe, te e cila Rama prej një figurave simbol.

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.

31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *