5 Dhjetor, 2022

3 ditë pas përfundimit të BBV-së, Beatrix konfirmon ndarjen nga Donaldi!

 3 ditë pas përfundimit të BBV-së, Beatrix konfirmon ndarjen nga Donaldi!

Historia e dashurisë që nisi mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë më të famshme “Big Brother VIP” ishte padyshim një nga ngjarjet më të komentuara.

Pas përfundimit të “reality show” të gjithë ishin kureshtarë të dinin se si do të vazhdonte marrëdhënia mes tyre, e cila pati një krisje që kur Beatrix refuzoi të hynte në shtëpinë e BBV-së për shkak të një hatërmbetje.

Aktori pas daljes, ka mësuar me siguri që ajo shkoi me pushime në Dubai menjëherë pasi refuzoi të takonte atë brenda shtëpisë, dhe kjo padyshim ka qenë një nga arsyet që ka çuar në ndarjen e tyre.

Gjatë festës së organizuar nga Top Channel mbrëmjen e kësaj të hëne Donaldi dhe Beatrix nuk u panë në asnjë moment përkrah njëri-tjetrit, duke u kuptuar se mes tyre gjerat nuk janë mirë.

Ndërkohë Beatrix ka publikuar një story ku ka shkuar “Fake Stories”, teksa ka hequr edhe Donaldin Instagram, duke konfirmuar të gjitha aludimet se ata janë ndarë, meqenëse rrjetet sociale sot janë tregues shumë i mirë i marrëdhënieve që ekziston mes personazheve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *