29 Nëntor, 2023

25 vjet më parë, kur njerëzit e Berishës rrihnin barbarisht Edi Ramën

 25 vjet më parë, kur njerëzit e Berishës rrihnin barbarisht Edi Ramën

25 vjet më parë, kryeministri Edi Rama rrihej barbarisht nga njerëzit e Sali Berishës.

“Mbrëmë në mesnatë persona të panjohur kanë goditur me hekura në kokë piktorin e njohur Edi Rama. Rama, i cili sapo është kthyer në Tiranë pas një specializimi në Francë, ndërkohë që ishte duke shkruar një intervistë mjaft të ashpër ndaj politikës së Berishës për ta botuar në gazetën “Koha Jonë”.

Pas kësaj ngjarjeje, ai është shoqëruar në spital dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore pas plagëve të rënda”, shkruante atëhere gazeta “Koha Jonë”.

“Si mbrëmë vonë, 25 vjet më parë, ishim tek koka e njeriut që sot është Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.

Me Ben Blushin e Martin Lekën sapo kishim mbaruar gazetën “Koha Jonë” dhe e kishim nisur për shtypshkronjë, kur morëm vesh se kishin goditur Edi Ramën dhe Vladimir Myrtezain. Për Edin na thanë se është në gjendje kritike. Na treguan se gjendet tek spitali nr.2.

Nxituam në një makinë me Blushin e Lekën për tek krevati ku ndodhej i shtrirë në gjak, Edi. Nuk kam ç’të shtoj më shumë se sa shkrimi i Martin Lekës në lidhje me këtë akt kriminal shtetëror botuar në datën 24 janar 1997, por më duhet të bëj këtë shënim të sotëm jo vetëm për faktin e një kujtese njerëzore se si ishte ai fillimviti i mbrapshtë 1997, por edhe si thirrje Kryeministrit të sotëm dhe Edit të djeshëm.

Rilexova shkrimin e Fatos Lubonjës botuar në “Koha Jonë”  një ditë pas goditjes nga shikasit e pushtetit të asaj kohe dhe mund të them se jemi 25 vite pas asaj nate të zezë, por ende pothuaj  nën një mendësi  pushtuese, ku pushteti nuk rreh më si dikur, por të blen, që jep leje pallatesh apo koncensione pronarëve të medias, që jep leje në bregdet pa pyetur për ligjin, ku mendimi  oponent e kritik shikohet me shpoti e  inat edhe nga ata që u goditën natën 22 janarit 1997”, kujton Nikoll Lesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *