23-vjeçarja shqiptare humbet jetën në Danimarkë, në një aksident tragjik

Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Danimarkë.
E reja pësoi një aksident me makinën me të cilën udhëtonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë njoftuar mbi aksidentin tragjik, duke lajmëruar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor.
“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby” shkruan babai i së ndjerës.
23-vjeçarja mësohet se për katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.
Ajo ishte ndërkohë edhe një yll në rrjetin social Tik Tok, ku kishte mijëra ndjekës.